Flash

Denoncimi i atletit David Nikolli: Federata nuk më dërgoi në Lojërat Mesdhetare sepse dola në protestë

Lapsi.al 31 August 2026

Në vitet e shkuara, kemi parë shumë atletë shqiptarë të largohen nga Shqipëria dhe të përfaqësojnë shtete të tjera, duke fituar medalje e duke thyer rekorde, për shkak se vendi ynë nuk mund t’u ofronte mbështetjen e duhur.

Por, kur mendonim se ato vite kishin marrë fund, një tjetër denoncim i fortë vjen nga një atlet, Kampion i Ballkanit, me 8 medalje dhe 12 rekorde kombëtare.

David Nikolli, një prej atletëve më të mirë të vendit tonë, ka hedhur akuza të forta ndaj Federatës së Atletikës, pasi thotë se nuk e kanë lejuar të shkojë në Lojërat Mesdhetare për shkak se ka dalë në protestë për rrëzimin e qeverisë.

 

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai thotë se ishte përgatitur prej një viti për pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare, por Federata zgjodhi të dërgojë sportistë të tjerë, edhe pse vetëm 1 muaj më parë David Nikolli fitoi kampionatin shqiptar në dy gara.

“Unë jam bërë sportist i padëshirueshëm kur dola në protesta dhe fola të drejtën dhe të vërtetën, bashkë me vëllezërit dhe motrat shqiptare si njeri i lire, me shpresën që ai vend të ndryshojë për të mirën e të gjithëve.

Gjithsesi, unë nuk jam si ju. Nuk i lëpihem dhe nuk i jam lëpirë asnjëherë kujt për asgjë dhe nuk i kam bërë kurrëkujt keq”, thotë ai.

Sipas tij, drejtuesit e Federatës shkojnë në gara e hotele për të bërë foto dhe intervista vetëm për të marrë merita, por asnjëherë nuk i mbështesin sportistët shqiptarë siç duhet.

Akuzat e David Nikolli janë shumë të forta dhe do të duhet të ketë edhe një përgjigje nga Federata e Atletikës, se si një nga sportistët më të mri ënë vend nuk dërgohet në Lojërat Mesdhetare, ku mund të kishte fituar medalje dhe të ngrinte lart flamurin e Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI