Flash

Del jashtë kontrollit zjarri në zonën e Ulzës

Lapsi.al 31 August 2026

Zjarri i aktivizuar të dielën në masivin pyjor me dushqe e shkurre në fshatin Madhe të Njësisë Administrative Ulzës në Bashkinë e Matit ka dalë totalisht jashtë kontrollit. Për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së thatë vatra e zjarrit është zgjeruar me shpejtësi, favorizuar edhe nga era e fortë.

Me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës, të Shërbimit Pyjor, të Mbrojtjes Civile dhe administratës së Bashkisë Mat, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
Flakët kaluan këtë të hënë edhe në fshatrat Madhesh, Trodhën e Lundre, duke djegur edhe masive me pishë të zezë. Gjatë ditës së sotme një fermë lopësh u rrezikua, teksa u shpërndanë nga tymi dhe disa prej tyre nuk janë gjetur akoma nga barinjtë ndërsa flakët ju afruan edhe banesave. Gjatë dy ditëve pati edhe ndërhyrje nga ajri të një helikopteri, por perimetri i madh i vatrës së zjarrit nuk bëri të mundur izolimin e flakëve.

Në terren ndodhen dhjetra forca në rrugë tokësore por situata mbetet tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer malorë dhe mungesës së rrugës automobilistike për mjetet zjarrfikëse.
Po ashtu, situatë shqetësuese mbetet edhe zjarri i rënë në masivin pyjor të fshatit Sllatinë në Dibër si dhe vatrat e zjarrit në fshatin Vajkaj afër Bulqizës si dhe Qafë Helmes. Në Ballenjë të Martaneshit zjarri është fikur pasi ka patur reshje shiu.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI