Flash

Lojërat para vendimit të gjykatës/ Avokati i Veliajt: Do ta drejtojë vetë bashkinë

Lapsi.al 31 August 2026

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vendosi pak ditë më parë që t’i heqë të drejtën e firmës Anuela Ristanit. Në fillim u konsiderua si një përplasje mes tij dhe Ramës, meqë ky i fundit kishte këmbëngulur në rikthimin e saj në detyrë ku Veliaj firmosi shkarkimin e herën e parë. 

Pas shkarkimit të Ristanit, Veliaj nuk ia transferoi firmën dikujt tjetër. Këtë situatë e sqaroi avokati i tij Plarent Ndreca që konfirmoi se Veliaj ka vendosur të ushtrojë mandatin e tij nga paraburgimi. Madje ai ka kërkuar që Veliajt t’i krijohen kushtet për ta ushtruar detyrën 

“Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se Erion Veliaj është Kryetari legjitim i Tiranës dhe ka kërkuar që, në vlerësimin e masës së sigurimit, të merret në konsideratë edhe mandati i tij si Kryetar. 

Z. Veliaj do të ushtrojë çdo kompetencë që ligji i njeh dhe do të kërkojë që t’i krijohen kushtet praktike për komunikimin me administratën dhe drejtimin e qytetit. 

Nëse shteti e njeh Erion Veliajn si Kryetar, duhet t’i mundësojë edhe ushtrimin efektiv të mandatit”, - u shpreh Ndreca për TCH. 

Pra, vendimi i Veliajt për të shkarkuar Ristanin shihet si një lëvizje për të shtuar një argument më shumë në seancën e 15 shtatorit në Gjykatën e Lartë se Tirana nuk po qeveriset dhe se kryebashkiaku duhet të lirohet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI