Flash

Transporti publik në krizë financiare, operatorët paralajmërojnë reduktim të flotës me 20-30%

Lapsi.al 31 August 2026

Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban paralajmërojnë se nga 1 shtatori do të reduktojnë me 20-30% flotën e mjeteve në qarkullim, për shkak të kostove të larta të karburantit.

Në një letër drejtuar Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës dhe ministrive përgjegjëse, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban e Interurban thonë se gjendja financiare e operatorëve është rënduar ndjeshëm, kryesisht për shkak të kostove të karburantit dhe mosrealizimit të kompensimeve të kërkuara. Sipas tyre, mungesa e mbështetjes financiare e bën të pamundur vijimin e operimit me kapacitet të plotë.

Reduktimi i flotës pritet të sjellë ulje të frekuencës së autobusëve, rritje të intervaleve mes linjave dhe më shumë vështirësi për qytetarët, ndërsa operatorët paralajmërojnë se masa nuk është një zgjedhje vullnetare, por pasojë e situatës financiare. Operatorët i kërkojnë institucioneve ndërhyrje urgjente për realizimin e kompensimeve dhe vijimin e mbështetjes për kostot e karburantit. Ata theksojnë se do të përpiqen të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit, por operimi me 100% të flotës nuk është më i përballueshëm në kushtet aktuale.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI