Flash

Mbi tre muaj në shesh, protesta hyn në ditën e 93-të

Lapsi.al 31 August 2026

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 93-të. Prej më shumë se tre muajsh, qytetarët dalin çdo ditë në shesh dhe këmbëngulin se mobilizimi do të vijojë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë mbetet objektivi kryesor. Protestuesit kërkojnë gjithashtu ndryshimin e sistemit politik dhe të mënyrës së përfaqësimit të qytetarëve.

Një tjetër pikë e platformës së tyre është krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor. Sipas protestuesve, ajo duhet të krijojë kushtet për ndryshime politike dhe institucionale, si dhe t’i hapë rrugë një procesi të ri zgjedhor.

Në listën e kërkesave është edhe shfuqizimi i disa ligjeve që, sipas tyre, cenojnë interesin publik.

Ashtu si në ditët e mëparshme, qytetarët pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë. Aty do të mbahen fjalimet e aktivistëve dhe pjesëmarrësve, përpara marshimit në rrugët e kryeqytetit.

Pas 93 ditësh protestë të pandërprerë, mesazhi i organizatorëve mbetet i njëjtë: nuk do të ketë tërheqje deri në realizimin e kërkesave të shpallura.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI