Flash

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktive

Lapsi.al 31 August 2026

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 319 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të operacioneve janë angazhuar 80 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Situata më problematike vijon në zonën e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës, përballë Farkës, ku zjarri mbetet aktiv. Sot operacioni vijon me 15 forca zjarrfikëse, 9 forca të AdZM dhe 20 efektivë të FA. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Vajkal, Lundre dhe Ballenjë, ndërsa vatra në Sllatinë është izoluar dhe mbahet nën mbikëqyrje. Në Vajkal vijon operacioni me 38 forca të MZSH dhe 30 efektivë të FA, ndërsa në Lundre do të angazhohen sot 20 efektivë të FA. Në të gjitha këto zona nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në brezin Bershi–Kurdari–Patinë, bashkia Klos, vijojnë të jenë aktive dy vatra zjarri, në një sipërfaqe prej rreth 4 hektarësh.

 

Në qarkun Korçë, situata në “Qafën e Lugut”, Vithkuq, raportohet nën kontroll dhe zona mbahet nën mbikëqyrje. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Elbasan, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Durrës, zjarri në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, i cili u vu nën kontroll gjatë ditës së djeshme, është shuar plotësisht, falë ndërhyrjes së strukturave vendore dhe 30 efektivëve të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, disa vatra të tjera të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në qarqet Tiranë, Durrës, Berat, Shkodër, Gjirokastër, Lezhë, Vlorë dhe Korçë janë shuar plotësisht ose nuk paraqesin rrezik, ndërsa strukturat vijojnë monitorimin në zonat ku është e nevojshme.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI