Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Çerçiz Topulli” që shkaktoi polemika, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër

    Moti ndryshon të dielën, priten reshje shiu dhe shtrëngata në këto zona të vendit

    Zjarr në një pallat në Bulqizë, fqinjët nxjerrin nga flakët banorin me aftësi të kufizuara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Çerçiz Topulli” që shkaktoi polemika, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër
    Kryesore

    “Çerçiz Topulli” që shkaktoi polemika, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër

    September 20, 2026

    Polemikat e shkaktuara nga mënyra e ekspozimit të veshjeve të Çerçiz Topullit në Muzeun e Kalasë së Gjirokastrës kanë sjellë dorëheqjen e kreut të Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në qytet, Florian Hysi.

    Manekini i përdorur për të paraqitur veshjet e figurës historike u bë objekt kritikash të shumta në rrjetet sociale dhe në media, ndërsa mënyra e paraqitjes së tij u konsiderua nga kritikët si e papërshtatshme për një figurë të rëndësishme të historisë shqiptare. Pas reagimeve, ekspozimi u ndryshua dhe veshjet e Çerçiz Topullit u vendosën në një manekin pa fytyrë.

    Pas debatit, Florian Hysi i ka paraqitur dorëheqjen kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, duke marrë përsipër përgjegjësinë për mënyrën se si ishte realizuar ekspozimi.

    Në deklaratën e tij, Hysi thekson se çdo detyrë publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi personale dhe se ajo që u konsiderua gabim tashmë është korrigjuar.

    “E bëj këtë vendim me përgjegjësi dhe me bindjen se çdo detyrë publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi personale për çdo vendim, veprim apo gabim që mund të ndodhë gjatë saj. Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër”, shkruan Hysi.

    Ai shpreh mirënjohjen për Bashkinë e Gjirokastrës, kryebashkiakun Flamur Golemi, kolegët dhe veçanërisht punonjësit e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore, duke vlerësuar punën e kryer gjatë periudhës së drejtimit të institucionit.

    Hysi nënvizon se largimi nga detyra nuk përbën heqje dorë nga bindjet e tij dhe e cilëson dorëheqjen si një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin.

    “Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj. Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin!”, shprehet ai.

    Në përfundim, Hysi thotë se do të vijojë të mbështesë Gjirokastrën, trashëgiminë kulturore dhe kujtesën kombëtare, ndërsa thekson se puna e kryer do të jetë dëshmia e periudhës së tij në detyrë.

    Deklarata e plotë e Florian Hysit:

    “Pas një periudhe pune të përkushtuar në shërbim të trashëgimisë kulturore, muzeve dhe Gjirokastrës, kam vendosur të jap dorëheqjen time prej pozicionit që mbaj.

    E bëj këtë vendim me përgjegjësi dhe me bindjen se çdo detyrë publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi personale për çdo vendim, veprim apo gabim që mund të ndodhë gjatë saj. Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër.

    Largohem me mirënjohje për mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër, për kolegët dhe veçanërisht për punonjësit e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore, me të cilët kemi punuar dhe realizuar shumë më tepër sesa ishte bërë prej vitesh.

    Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj. Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin!

    Mbetem mirënjohës për punën e bërë, për përpjekjet tona dhe për çdo gjurmë që kemi lënë në muze dhe në kujtesën e Gjirokastrës.

    Do të vazhdoj ta dua dhe ta mbështes Gjirokastrën, trashëgiminë e saj dhe kujtesën tonë kombëtare, në çdo formë që do të më jepet mundësia.

    Ne u përpoqëm, atë që u konsiderua gabim e korrigjuam dhe punën do ta lëmë të flasë vetë.

    Mirënjohje!

    Florian Hysi”

    Çerçiz Topulli Florian Hysi Gjirokaster manekini
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Çerçiz Topulli” që shkaktoi polemika, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër

    September 20, 2026

    Moti ndryshon të dielën, priten reshje shiu dhe shtrëngata në këto zona të vendit

    September 20, 2026

    Zjarr në një pallat në Bulqizë, fqinjët nxjerrin nga flakët banorin me aftësi të kufizuara

    September 19, 2026

    “Agjenti 007” i Putinit/ Kush është truproja misterioze Anton Afinogenov që ka tërhequr vëmendjen në Rusi

    September 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.