Bota

Sulm masiv me dronë në Moskë, dy të vrarë dhe të plagosur!

Autoritetet ruse raportuan se të paktën dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas një sulmi të përshkruar si “masiv” me dronë ukrainas në rajonin e Moskës.

Guvernatori Andrei Vorobyev tha se 249 dronë u rrëzuan gjatë natës, ndërsa shpërthime dhe zjarre goditën objekte banimi e një magazinë.

Në kryeqytet, një rafineri pësoi dëme dhe aeroportet Sheremetyevo e Vnukovo vendosën kufizime të fluturimeve.

Në Sofyino, një grua humbi jetën dhe pesë persona, mes tyre dy fëmijë, u plagosën kur një dron goditi një pallat. Në një tjetër distrikt, një burrë i moshuar vdiq kur shtëpia e tij u shkatërrua.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, deklaroi se 450 dronë u interceptuan, duke e cilësuar sulmin si “të paprecedentë”.