E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

ChatGPT “hyn” në një proces gjyqësor! Eksperti përdori AI për raportin, i kërkoi ta nxirrte kompaninë me 0% faj

Përdorimi i inteligjencës artificiale në drejtësi po ngre gjithnjë e më shumë pikëpyetje, pas një rasti të pazakontë në SHBA, ku një ekspert përdori ChatGPT gjatë përgatitjes së raportit të tij në një proces gjyqësor.

Çështja lidhet me një shpërthim në një fabrikë në Houston të Teksasit, ku humbën jetën tre persona. Eksperti Jason Autenrieth ishte angazhuar për të analizuar përgjegjësinë e kompanisë 3M lidhur me masat dhe kontrollet e sigurisë.

Avokatët e viktimave zbuluan se Autenrieth kishte përdorur në mënyrë të gjerë ChatGPT gjatë hartimit të raportit. Në një prej kërkesave drejtuar inteligjencës artificiale, eksperti i kërkonte të argumentonte se 3M kishte “0% faj” për shpërthimin.

Autenrieth e pranoi përdorimin e ChatGPT, duke sqaruar se programi e kishte ndihmuar në strukturimin, formatimin dhe hartimin e raportit, ndërsa përfundimet profesionale, sipas tij, ishin të vetat.

Reklamë

Debati mbi përdorimin e AI bëri që 3M ta hiqte ekspertin nga lista e dëshmitarëve. Kompania sqaroi se Autenrieth ishte ekspert i pavarur dhe nuk ishte punonjës i saj.

Në përfundim të procesit, juria e gjeti 3M neglizhente në lidhje me kontrollet e sigurisë dhe vendosi një dëmshpërblim prej 61.5 milionë dollarësh për viktimat. Kompania ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.