Kantina Kinolli në “Serenights”/ Rakia dhe serenata, tradita që bashkojnë Korçën
Përveç muzikës dhe serenatave, festivali “Serenights” në K...
Përveç muzikës dhe serenatave, festivali “Serenights” në K...

Përveç muzikës dhe serenatave, festivali “Serenights” në Korçë ka sjellë në vëmendje edhe traditën e produkteve shqiptare. Tradita dhe shija shqiptare janë bërë pjesë e këtij eventi të mrekullueshëm.

Mes bizneseve pjesëmarrëse është edhe Kantina Kinolli, e cila prej rreth 9 vitesh është e pranishme në treg me prodhimin e rakisë. Kantina ofron dy lloje produktesh, raki muskat dhe raki të vjetëruar në fuçi lisi për 3 deri në 4 vjet. Një traditë familjare, që tashmë po vijon me një brez të ri, i cili synon të promovojë dhe të çojë më tej këtë produkt tradicional shqiptar.
Andon Kinolli, përfaqësues i kantinës, tregon për produktet që ofrojnë, trashëgiminë familjare dhe lidhjen e veçantë mes rakisë, serenatave dhe mikpritjes korçare.

"Kantina Kinolli operon në treg prej rreth 9 vitesh dhe në treg sjell dy lloj rakish: raki muskat dhe raki të vjetëruar në fuçi lisi, e cila vjetërohet për 3-4 vjet në fuçi. Është një produkt shumë i mirë, produkt tradicional shqiptar. Dhe ne po mundohemi, si gjeneratë e re që jemi, që kemi marrë përsipër, po mundohemi ta ngremë sa më shumë lart”,-tregon Kinolli.
Pas këtij aktiviteti qëndron edhe një histori familjare. Prodhimi i rakisë ka nisur nga babai i Andon Kinollit, i cili e përgatiste në mënyrë artizanale për miqtë dhe shokët. Më pas, këtë traditë e mori përsipër brezi i ri, duke vijuar procesin me të njëjtën dashuri për produktin. Kinolli tregon se prodhimi i rakisë kërkon njohuri dhe kujdes, por mbi të gjitha pasion për një proces që familja e tij e ka kthyer në pjesë të jetës së përditshme.
“Duhet të dish ato sekretet e saj. Është një proces shumë i bukur, që ne e adhurojmë, e dashurojmë shumë. Me këtë punë ka filluar babai im, i cili e nxirrte rakinë në mënyrë artizanale për shokë e miq. Më pas vazhduam ne”,-shprehet Kinolli.
Pjesëmarrja në “Serenights” është një mundësi për të promovuar produktet e kantinës, por edhe për të qenë pjesë e një aktiviteti që lidhet ngushtë me traditën dhe kulturën e Korçës. Sipas Andon Kinollit, rakia dhe serenata kanë një lidhje të veçantë në jetën e qytetit, duke u bërë pjesë e atmosferës së festave dhe e mikpritjes korçare.

Përveç publikut vendas, një interes të veçantë për produktet tradicionale shqiptare tregojnë edhe turistët e huaj. Kinolli thotë se vizitorët e vlerësojnë rakinë dhe e mirëpresin atë gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri. Ndërsa për atmosferën e festivalit, ai shprehet entuziast, duke vlerësuar organizimin dhe artistët që janë ngjitur në skenë.

Mes tingujve të serenatave dhe atmosferës festive, “Serenights” krijon hapësirë edhe për promovimin e produkteve tradicionale shqiptare. Për Kantina Kinolli, pjesëmarrja në këtë aktivitet është një mundësi për të prezantuar punën dhe trashëgiminë familjare, duke e bërë rakinë pjesë të përjetimit kulturor që Korça u ofron qytetarëve dhe vizitorëve. Një ndërthurje e muzikës, traditës dhe shijes, që i jep festivalit një tjetër dimension dhe sjell në vëmendje vlerat që përcillen brez pas brezi./CNA
Policia e Korçës ka hartuar një plan masash për garantimin...
Banorët e Divjakës vijojnë prej 51 ditësh radhazi të prote...
Sot shënohet dita e 112-të e protestës qytetare në Tiranë ...
Drejtues dhe ekspertë të sigurisë nga SHBA-ja dhe Europa d...
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka ndërhy...
Mbahet sot protesta e 112-të kundër qeverisë. Ashtu si në ...
Gjykata ka lënë në burg dy ish-drejtorët e Agjencisë Shtet...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur ditën e sotme për hetimet...
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu ka bërë një postim në rrjete...
Mjeku kirurg Spiro Prifti është emëruar drejtor i ri i Kli...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, shprehet në një reagi...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një përditësim të situ...
Gazetari Basir Çollaku ka bërë me dije se ministri i super...
Rrjetet sociale, mediat online kanë kaluar në një revoluci...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditor...
Kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër,...
Shqipëria do të bëhet vendi i 73-të nënshkrues i Marrëvesh...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, së bashku me kryetarin ...
Procedura për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm...
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pa...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mbi 414 kilogramë hashash janë sekuestruar nga policia ita...
Tre masa të tjera janë ekzekutuar në vijim të operacionit ...
Policia ka vënë në pranga shtetasin H.P., 68 vjeç, i cili ...
Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me krimin në f...
Shumica e prindërve e përshkruajnë ardhjen në jetë të një ...
Për ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Edhe pse shumë platforma vendosin kufij moshe për përdorue...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Ushtria amerikane kreu një sulm vdekjeprurës ndaj një mjet...
Këshilltarët kryesorë të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Zëv...
Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA) i ...
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan tha të martën se...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Vera 2026 po sjell më shumë turistë, por operatorët ngrenë...
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s ka...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karbur...