Fier/ Në burg ish-drejtori i Kadastrës dhe përfituesi i pronës, detyrim paraqitjeje për topografin

Fier/ Në burg ish-drejtori i Kadastrës dhe përfituesi i pronës, detyrim paraqitjeje për topografin

09:04, 20/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Fierit ka caktuar masën “arrest në burg” për ish-drejtorin e Kadastrës, Ertis Shehu, 46 vjeç, dhe Ervin Habilajn, 49 vjeç, të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe përfitim të paligjshëm pronash.

Për Emiljano Rukon, 40 vjeç, ish-topograf pranë ASHK-së Fier, është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Sipas hetimeve, tre personat dyshohet se kanë bashkëpunuar për regjistrimin e rreth 71.7 hektarëve tokë në Levan dhe Dërmënas, përmes dokumenteve të falsifikuara.

Në kuadër të hetimit janë sekuestruar edhe 715,976 euro në llogarinë bankare të Habilajt, ndërsa Prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e plotë të skemës.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Arest në burg për ish-drejtorin e Hipotekës së Fierit dhe pronarin e tokës, detyrim paraqitjeje për topografin

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorin e Hipotekës së Fierit, Ertis Shehu, si dhe për Ervin Habilaj të dyshuar për falsifikim dokumentesh.

Ndërkohë, për topografin Emiljano Ruko, i cili dyshohet se ka përgatitur dokumentacionin, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Seanca për caktimin e masave të sigurisë nisi në orën 16 të pasdites së të shtunës dhe zgjati për disa orë, duke përfunduar rreth orës 19 e 30 të mbrëmjes.

Gjatë seancës, gjyqtarja Bora Shahilli dëgjoi fillimisht pretendimet e prokurorit të çështjes Iva Hoxha  dhe më pas qëndrimet e avokatëve mbrojtës të personave nën hetim.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi masën “arrest në burg” për ish-kreun e Kadastrës Fier Ertis Shehu  dhe Ervin Habilaj përfitues i tokës ndërsa për topografin Emiljano Ruko u vendos detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Të tre personat dyshohen për përfshirje në një procedurë ku, sipas akuzës, janë përdorur dokumente të falsifikuara plr siplrfaqe rokash në Levan e Ndërmëmas. Hetimet për çështjen vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco