Revista Newsbomb.al vjen me numrin e gjashtëdhjetë e një, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Po ashtu, mund të abonoheni dhe online, për të gjithë revistën, ose vetëm materialet ekskluzive që ju interesojnë.
Pagat e magjistratëve: A luftohet paligjshmëria me paligjshmëri?! Përplasja mes ekzekutivit dhe drejtësisë për mënyrën e llogaritjes së pagave të magjistratëve ka paralizuar punën në një pjesë të gjykatëve të vendit, ndërsa çështja për neglizhimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka përfunduar në Prokurorinë e Posaçme. Por më shumë se sa diskutimi se kush ka të drejtë, disa pyetje themelore vlejnë më shumë: a mund të luftohet shkelja e ligjit me shkleje të tij dhe çfarë duhet të ndodhë me qindra vendime të gjyqësorit të cilat i japin të drejtë qytetarëve të thjeshtë por që nuk zbatohen?! Çfarë ka bërë drejtësia në këto raste kur ka qënë përpara abuzimit të shtetarëve me detyrën? A duhet që luftën gjithmonë ta fitojnë më të fortët?
Heronjtë e zjarrit-Në ato ditë të gushtit, vendi dukej sikur po digjej përpara syve të së gjithëve. Mbi Abazë, Krastë të Krujës, tymi ngrihej shtëllunga-shtëllunga drejt qiellit, dhe flakët lëviznin nga njëra anë e malit në tjetrën. Ishte data 9 gusht kur zjarri nisi të marrë përmasa dhe për disa ditë nuk u ndal. Banorët jetuan mes alarmit, duke parë nga dritaret se nga po vinte flaka. Disa morën me vete vetëm çfarë mundën dhe u larguan. Natën, shumë prej tyre e kaluan jashtë banesave, me sytë nga kodrat që digjeshin dhe me pasigurinë e frikën në zemër që nuk e dinin se çfarë do të gjenin kur të ktheheshin.
Vettingu, rastet që tronditën Strasburgun-Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte një nga shtyllat kryesore dhe njëkohësisht ndër mekanizmat më të debatueshëm të reformës në drejtësi, të miratuar me unanimitet në vitin 2016. Pas përfundimit të tij, bilanci nuk mund të bëhet vetëm përmes numrit të magjistratëve të konfirmuar apo të shkarkuar. Një pjesë e rëndësishme e këtij bilanci është tashmë jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e cila në një sërë çështjesh ka konstatuar shkelje të Konventës në proceset e rivlerësimit.
Familja ku u bëra Beni-Dikur, filmi shqiptar ishte një familje e madhe. Unë u bëra pjesë e kësaj familjeje në vitin 1975, kur një prej regjisoreve të reja të Kinostudios “Shqipëria e Re”, Xhanfize Keko, më përzgjodhi për të luajtur rolin kryesor në filmin “Beni ecën vetë”. Duke lënë mënjanë gjithë mundimet që pasuan atë përzgjedhje, dua të tregoj disa episode të vogla që, sot, pas 50 vitesh, më duken shumë të mëdha sepse tregojnë jo vetëm historinë time, por edhe mënyrën se si funksiononte ajo “botë”.
Plasën filmat, po s’kemi skenaristë- Shtatori nis me një lajm të mirë. Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar që kishte 14 vjet pa u bërë, shënoi edicionin e vet të 14-të në një kohë kur në diskutim janë edhe kapituj të ndryshëm të ligjit për kinematografinë. Gjithë filmat që ishin prodhuar me ndihmën e Qendrës Kombëtare të Filmit gjatë këtyre viteve, u bënë bashkë. Unë si gazetare, u vesha fiks si për në tapetin e kuq të një festivali filmi që do të doja ta shijoja, si aktore. Kisha edhe unë skenarin tim. Aty shihje Ben Blushin, që priste rrezik ndonjë nderim për filmin “Beni ecën vetë”, por Beni nuk kishte ardhur, aktori, se i vërteti ishte aty, duke ecur vetë.
Kur kineastët vuajnë-Kërkesa për më shumë para nga shteti nuk është kërkesa e parë nga producentët dhe kineastët shqiptarë. As më e rëndësishmnja, se fundja filmi shqiptar gjithësesi për t’u realizuar do të duhet të kërkojë gjetkë edhe në kompanitë e huaja për t’u realizuar si bashkëprodhim. Por, ndërsa kineastët në botë na vlerësojnë për këtë që është autetntike në vendin tonë, ne vetë përpiqemi të jemi sa më europianë, apo sa më universalë. Mirëpo, herë pas here, ndonjë regjisor si Nolan na përplas ca të vërteta.
Tre festivale filmi në shtator- A duhen kaq shumë festivale filmi, a shkojnë kineastët te njëri tjetri? A ka hatërmbetje? Dhe kush i mbieton ende misionit të vet? Këtë verë nga data 1 qershor e deri më 5 qershor isha në jurinë e medias në “Dea Film Festival”. Ky është një festival që bëhet nga Edmond Topi. Lindi si një ide për të çuar kinemanë aty ku nuk është. Imagjinoni Sarandën. Një vend turistik, si Cannes. Një kinema OPEN AIR. Atu prej 3 dekadash nuk kishte kinema. Ata që kishin lindur aty, pas viteve ‘90, nuk e kishin përjetuar dot kurrë magjinë e kinemasë.
Delvina që duhet të zbuloni! Ka qytete që të presin me një monument të madh dhe të tregojnë menjëherë historinë e tyre. Ka edhe të tjerë që duhen kërkuar më gjatë. Duhet të ecësh në rrugët e tyre, të ngjitesh drejt kodrave, të shohësh rrënojat, kishat e xhamitë, të dëgjosh këngët që kanë mbetur në kujtesën e brezave dhe, mbi të gjitha, të ulesh me njerëzit e tyre për të kuptuar se çfarë e bën një vend të veçantë.
Besmir Veli: Histori, kulturë, tradita, kulinari, natyrë…i gjeni të gjitha këtu në Delvinë-Besmir Veli, kryetari i bashkisë së Delvinës, është i vështirë për t’u kapur në zyrë për një intervistë. E gjen gjithmonë mes qytetarëve, sa në një fshat në tjetrin. Pastaj rrugës në Tiranë, nëpër zyra ministrish për të kërkuar mbështetje e për të paraqitur projekte për zonën që drejton Delvinën. Por, tani që ka ardhur momenti i një bilanci pune të një mandati të parë, Besmiri ka energjinë për të folur për qytetin, për zonën, për atë që është realizuar në këto 3,5 vitet e para dhe cili është vizioni për vazhdimin.
Savër, në barakat e integrimit, ka jetë! Zërat e dhimbjes nuk janë larguar nga ky vend i vogël, ku përveçse rrugës së shtruar dhe disa banesave të reja, çdo gjë tjetër mban mbi vete histori të trishta, historinë e rreth 350 familjeve që u morën me forcë nga shtëpitë e tyre dhe i internuan këtu. Jemi në Savër të Lushnjës, për të risjellë në kujtesë hakmarrjen dhe persekutimin e grave, bijve dhe atyre më të vegjëlve që u rritën nën formën më diskriminuese që impononte sistemi komunist në Shqipëri, etiketimin armik i pushtetit popullor. Sofokli Kuqeshi sot është 76 vjeç.
Laert Vasili e ka me Dua Lipën: Shqetësohet për mjedisin, por merr shuma të majme projektesh! “Do preferoja thespian si term, jo aktor”. Ndoshta pikërisht këtu nis më mirë portreti i Laert Vasilit në këtë intervistë. Jo tek zhurma që shpesh e shoqëron emrin e tij, jo te debatet jashtë skenës, por te ajo që ai beson se duhet të jetë një artist, një njeri që kërkon, pyet, kundërshton dhe mbi të gjitha, nuk pranon ta jetojë artin si një profesion të shkëputur nga koha dhe shoqëria. Laerti ka kaluar kufijtë e skenës shumë kohë më parë.
Kimia kuqezi-Ai nuk kishte kohë, por momentin e gjeti për të biseduar me mua. Ashtu, me çantën e rrobave të ndërrimit në krah, zumë një cep dhe ishim gati për të diskutuar. Dukej sikur nuk e zinte vendi. Edhe pse prej pesë ditësh jashtë fushe, energjia me të cilën fliste për revistën Newsbomb ishte për t’u admiruar. Nuk villte nota madhështie. Përkundrazi, po provonte të ishte pragmatist, sikurse në fushë. “Vëlla, për respekt, se jam për terapi për shkak të dëmtimit”, më tha që në fillim.
Artikujt e plotë mund t'i lexoni në numrin e 61-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Shtator dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!
