KËRCET ARMA NË SARANDË/ Ekzekutohet Artan Myrtaj nga 2 persona me motor, plagoset dhe një kalimtar
FOTO/ Kush është Artan Myrtaj që u ekzekutua ditën e sotme në qendër të Sarandës 20 Shtator, 10:32 ...
FOTO/ Kush është Artan Myrtaj që u ekzekutua ditën e sotme në qendër të Sarandës 20 Shtator, 10:32 ...
112 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh, kërkojnë largimin e Ramës 19 Shtator, 19:11 ...
"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit 19 ...
EMRAT+DETAJE/ Burri vrau gruan në banesë, zbulohen identitetet, në shtëpi dhe nipi 14-vjeçar 19 Shtator, 12:17 ...
Sipas njoftimit të Policisë, të dy akuzohen për përfshirje në falsifikimin e dokumenteve dhe përfitimin e paligjshëm të pronave.
FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur masën “arrest në burg” për ish-drejtorin e Kadastrës Ertis Shehu dhe 49-vjeçarin Ervin Habilajn. Sipas njoftimit të Policisë, të dy akuzohen për përfshirje në falsifikimin e dokumenteve dhe përfitimin e paligjshëm të pronave.
Njëkohësisht gjykata ka caktuar masën “detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për 40-vjeçarin Emiljano Ruko, ish-topografi pranë ASHK-së Fier. Nga hetimet dyshohet se tre personat kanë bashkëpunuar për regjistrimin e rreth 71.7 hektarëve tokë në zonat e Levanit dhe Dërmënasit, duke përdorur dokumenta false.
Autoritetet kanë sekuestruar edhe shumën prej 715,976 eurosh, e cila ndodhej në llogarinë bankare të Ervin Habilajt. Prokuroria po vijon hetimet për të dokumentuar dhe zbuluar të gjithë personat e përfshirë në ngjarje.
Njoftimi:
Fier/ Arrest në burg për ish-drejtorin e Hipotekës së Fierit dhe pronarin e tokës, detyrim paraqitjeje për topografin
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorin e Hipotekës së Fierit, Ertis Shehu, si dhe për Ervin Habilaj të dyshuar për falsifikim dokumentesh. Ndërkohë, për topografin Emiljano Ruko, i cili dyshohet se ka përgatitur dokumentacionin, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Seanca për caktimin e masave të sigurisë nisi në orën 16 të pasdites së të shtunës dhe zgjati për disa orë, duke përfunduar rreth orës 19 e 30 të mbrëmjes. Gjatë seancës, gjyqtarja Bora Shahilli dëgjoi fillimisht pretendimet e prokurorit të çështjes Iva Hoxha dhe më pas qëndrimet e avokatëve mbrojtës të personave nën hetim.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi masën “arrest në burg” për ish-kreun e Kadastrës Fier Ertis Shehu dhe Ervin Habilaj përfitues i tokës ndërsa për topografin Emiljano Ruko u vendos detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Të tre personat dyshohen për përfshirje në një procedurë ku, sipas akuzës, janë përdorur dokumente të falsifikuara për sipërfaqe tokash në Levan e Ndërmëmas. Hetimet për çështjen vijojnë./Dosja.al
Foto ilustruese TIRANA- Këtë ditë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti par...
TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s, në rishikimin e saj më të fundit, të dat&e...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria rezulton ndër rastet e veçanta ku shpenzimet për furnizimin me ujë dhe kanalizimet jan&eu...
PRISHTINË- Për të katërtën natë me radhë, qytetarë nga mbarë Kosova janë mbledhur në sheshin &ldqu...
TIRANË- Me thirrjet “Nesër më shumë”, “arrestoni Ramën”, “Shqipëria po bën revolucion”,...
pamjet ITALI- Mbi 414 kilogramë hashash janë sekuestruar nga policia italiane gjatë një operacioni në Guidonia, pranë Ro...
SHBA- Komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në New York, para ndërtesës së Organizatës s...
pamjet DIVJAKË- Banorët e Divjakës kanë vijuar për të 51-ën ditë protestat kundër reformës së re ter...
protestuesi TIRANË- Një prej protestuesve u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që më 8 tetor të jen&eu...
pamjet TIRANË- Pankartat me mesazhet pikante kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike në vend nuk kanë mu...