Kryeministri Edi Rama dje udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që zhvillon punimet në datat 22 deri më 28 shtator.
Në Nju Jork, Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë, ku të premten e 25 shtatorit do të mbajë një fjalim.
Siç njofton Agjencia për Mediat dhe Informim, agjenda parashikon pjesëmarrjen e Kryeministrit edhe në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë e në takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë e të organizatave ndërkombëtare.
Takimet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, paraprihen nga ato me shqiptarë të diasporës në Amerikë.
Shefi i qeverisë shoqërohet nga bashkëshortja Linda Rama dhe është në krye të një delegacioni zyrtar.
Para nisjes, Rama mblodhi drejtuesit politikë socialistë për “Praninë Besnike”, që të arrihen objektivat në zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve.