Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dënohen me burg dy shqiptarët në Britaninë e Madhe, u kapën duke kultivuar drogën që do të shitej deri në 400 mijë paund

Shkruar nga Newsbomb
Dënohen me burg dy shqiptarët në Britaninë e Madhe, u
Jetmir Grrica dhe Livan Gjini

Dy shqiptarë janë dënuar me nga tetë muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u kapën duke kultivuar kanabis në një godinë biznesi pranë Northwich.

Livan Gjini, 27 vjeç, banues në Stoke-on-Trent dhe Jetmir Grrica, 23 vjeç, nga Crewe, pranuan fajësinë për prodhimin e një droge të kategorisë B gjatë seancës në Gjykatën e Kurorës në Chester, më 2 shkurt 2026.

Operacioni u zbulua më 1 shkurt, kur efektivët kontrolluan ambientet në Brunel Court, në zonën industriale Gadbrook Park, në Rudheath. Brenda ndërtesës, hapësirat tregtare ishin përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Në ambientet e shndërruara në fermë u gjetën rreth 515 bimë kanabisi, me një vlerë të përllogaritur deri në 400 mijë paund. Hetuesit zbuluan gjithashtu se furnizimi me energji elektrike ishte devijuar në mënyrë të paligjshme, për të mundësuar funksionimin e ambienteve të kultivimit.

Të dy shqiptarët u gjetën brenda godinës gjatë ndërhyrjes së policisë dhe u arrestuan në vendngjarje.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese