BOTA /

Kishte denoncuar korrupsionin dhe kërcënimet ndaj saj, gazetarja ekzekuto*et gjatë fushatës në Peru

Aponte Polo, e njohur si “La China Polo”, u sulmua të shtunën, më 19 shtator, brenda një tregu ku po zhvillonte fushatën e saj. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Shkruar nga Versus
Kishte denoncuar korrupsionin dhe kërcënimet ndaj saj, gazetarja
Susy Aponte Polo

Gazetarja dhe kandidatja për guvernatore të rajonit Áncash, Susy Aponte Polo, është vrarë me armë zjarri ndërsa zhvillonte një aktivitet elektoral në qytetin Caraz të Perusë.

Aponte Polo, e njohur si “La China Polo”, u sulmua të shtunën, më 19 shtator, brenda një tregu ku po zhvillonte fushatën e saj. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një person tjetër.

Policia peruane ka arrestuar një shtetas venezuelian si autor të dyshuar të sulmit. Megjithatë, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar motivin dhe për të zbuluar nëse pas vrasjes qëndrojnë persona të tjerë.

Gazetarja ishte bërë e njohur për denoncimet mbi korrupsionin e dyshuar në institucionet publike dhe brenda strukturave të policisë. Ajo kishte deklaruar publikisht se ishte kërcënuar nga drejtues të lartë policorë, mes tyre edhe kreu i Drejtorisë së Hetimit Kriminal në Peru.

Vetëm nëntë ditë përpara ekzekutimit, Aponte Polo kishte denoncuar se kishte marrë telefonata kërcënuese nga burgjet, përmes të cilave ishte paralajmëruar për një atentat të mundshëm ndaj saj. Pavarësisht kërcënimeve, ajo kishte vazhduar aktivitetin gazetaresk dhe fushatën politike.

Vrasja ka shkaktuar reagime të forta në Peru. Përfaqësues të medias, organizata për mbrojtjen e gazetarëve dhe autoritetet rajonale kanë kërkuar zbardhjen e plotë të krimit, si dhe identifikimin e autorëve dhe porositësve të mundshëm.

Megjithëse gazetarja kishte denoncuar korrupsionin dhe kërcënimet ndaj saj, deri tani nuk është provuar se vrasja lidhet drejtpërdrejt me investigimet që ajo kishte publikuar. Motivi mbetet objekt i hetimeve të autoriteteve peruane./Versus.al

Pamje të rënda:

Kishte denoncuar korrupsionin dhe kërcënimet ndaj saj, gazetarja

Kishte denoncuar korrupsionin dhe kërcënimet ndaj saj, gazetarja

Poll