Uashingtoni vazhdon operacionin kundër kontrabandistëve, 4 të vrarë në një sulm në Karaibe
Karaibe, për të cilën inteligjenca tregonte se ishte e përfshirë në trafik droge, tha Komanda Jugore e ushtrisë amerikane (SOUTHCOM).
“Task Forca e Përbashkët e Hemisferës Perëndimore kreu një sulm vdekjeprurës kinetik ndaj një anijeje me shpejtësi të lartë që operonte në rrugët e vendosura të trafikimit të drogës në Karaibe. Inteligjenca e konfirmuar tregoi se anija ishte e përfshirë në mënyrë aktive në trafikimin e drogës. Katër narko-terroristë u vranë në këtë operacion”, tha SOUTHCOM në një deklaratë në platformën e saj X, raporton Reuters.
Në deklaratë thuhej se anija me sa duket ishte e përfshirë në trafik droge.
Sulmi është pjesë e një fushate të nisur vitin e kaluar nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kundër trafikantëve të drogës, dhe dhjetë ditë më parë tre persona u vranë në një operacion të ngjashëm në Karaibe, sipas burimeve ushtarake amerikane.
Që nga fillimi i fushatës, më shumë se 220 persona janë vrarë në “Operacionin Shtiza Jugore” të ushtrisë amerikane kundër anijeve në Karaibe dhe Paqësorin Lindor që inteligjenca amerikane tregonte se transportonin drogë.
Arabia Saudite konfirmon se Huthët u përpoqën të kryenin një sulm me raketa në Riad
Sulm masiv në Moskë, mbi 249 dronë ukrainas mbi Rusi, 2 të vrarë dhe 6 të plagosur
Eksperti përdori ChatGPT për raportin në gjyq, gjykata e përjashton nga dëshmia
- 08:55 Fico: Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është lufta jonë
- 08:45 Arabia Saudite konfirmon se Huthët u përpoqën të kryenin një sulm me raketa në Riad
- 08:37 Holandë, përleshje midis policisë dhe protestuesve të ekstremit të djathtë në Hagë
- 08:11 Sulm masiv në Moskë, mbi 249 dronë ukrainas mbi Rusi, 2 të vrarë dhe 6 të plagosur
- 06:27 Eksperti përdori ChatGPT për raportin në gjyq, gjykata e përjashton nga dëshmia
- 03:07 OpenAI blen teknologjinë që përmirëson kamerat e telefonave me AI