Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“O bir i nënës...”, ja kush është 44-vjeçari që ra pre e atentatit në Sarandë, u vra para syve të së ëmës (PAMJE-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
“O bir i nënës...”, ja kush është
Pamje nga vendi i ngjarjes-nena e viktimes

Një atentat me armë zjarri tronditi mëngjesin e kësaj të diele Sarandën, ku 44-vjeçari Artan Myrtaj u qëllua për vdekje në mes të qytetit. Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të qytetit bregdetar, ku sipas të dhënave paraprake, dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor, iu afruan 44-vjeçarit dhe hapën zjarr në drejtim të tij.

Në momentin e atentatit, Myrtaj ishte i shoqëruar nga nëna e tij. Plumbat e goditën 44-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje. Fatmirësisht, nëna e tij nuk pësoi dëmtime fizike. Ndërkohë, nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore.

Pas sulmit autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me motor, ndërsa zona u rrethua nga policia dhe nisi puna për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e rrethanave të atentatit. Në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, nëna e viktimës shihet teksa përpiqet të afrohet dhe të shohë trupin e të birit, ndërkohë që efektivët e policisë përpiqen që ta ndalojnë.

“O bir i nënës...”, ja kush është
Pamje nga vendi i ngjarjes-nena e viktimes

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese