Live Updates /

Ekzekutohet “Tani i Rruzhdiut” në zemër të Sarandës, autorët me motor dhe skafandra e qëlluan sapo doli nga lokali! Hita takim urgjent me strukturat e policisë

* Një atentat me armë zjarri ndodhi në qendër të Sarandës, pranë ish-Agjencisë së Vjetër. * Nga të shtënat humbi jetën 42-vjeçari Artan Myrtaj, ndërsa u plagos edhe një kalimtar. *Autorët dyshohet se ishin dy persona me skafandra, të cilët u larguan nga vendngjarja me motor *Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita ka mbërritur me urgjencë në Sarandë ku ka zhvilluar mbledhje me strukturat vendore të policisë

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

* Një atentat me armë zjarri ndodhi në qendër të Sarandës, pranë ish-Agjencisë së Vjetër. * Nga të shtënat humbi jetën 42-vjeçari Artan Myrtaj, ndërsa u plagos edhe një kalimtar. *Autorët dyshohet se ishin dy persona me skafandra, të cilët u larguan nga vendngjarja me motor *Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita ka mbërritur me urgjencë në Sarandë ku ka zhvilluar mbledhje me strukturat vendore të policisë

6 Postime
9 MINUTA ME PARE

VIDEO/ Ekzekutimi i 44-vjeçarit, Hita mbërrin me urgjencë në Sarandë. Takim me strukturat vendore të policisë

Ekzekutohet “Tani i Rruzhdiut” në zemër të

Pas ngjarjes së rëndë kriminale që tronditi Sarandën paraditen e kësaj të diele, ku 44-vjeçari Artan Murtaj u ekzekutua me armë zjarri, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur në Sarandë ku ka zhvilluar takime me strukturat vendore.

Takimi i Hitës më drejtuesit e Policisë në Sarandë vjen pas ngjarjeve të rënda kriminale që janë regjistruar muajt e fundit në qytetin bregdetar.

Policia ka ngritur pika kontrolli në aksin drejt Vlorës dhe Gjirokastrës, në përpjekje për të identifikuar dhe kapur autorët.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastësishëm. I plagosuri 73-vjeçar Xhevdet Skëndaj mori një plumb në shpinë teksa po kalonte rrugën.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, të cilët kanë lëvizur me motor dhe kanë mbajtur skafandra për të fshehur identitetin.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./Versus.al

6 ORE ME PARE

At*ntati në Sarandë, Artan Myrtaj tentoi të largohej sapo pikasi autorët (detaje nga ekzekutimi)

Ekzekutohet “Tani i Rruzhdiut” në zemër të
Pamje nga vendi i ngjarjes/Viktima Artan Myrtaj

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në qendër të Sarandës, ku u vra me armë zjarri 44-vjeçari Artan Myrtaj.

Sipas të dhënave paraprake, Myrtaj sapo ishte ulur për të pirë kafe në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencisë, kur dy persona iu afruan nga rruga “Lefter Talo”.

Mësohet se 44-vjeçari i ka pikasur autorët dhe ka tentuar të largohej me vrap në drejtim të rrugës “Vangjel Pandi”. Dyshohet se të dy agresorët kanë hapur zjarr, duke e qëlluar të paktën dy herë.

Myrtaj mbeti i pajetë në mes të rrugës, ndërsa autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të rindërtuar dinamikën e plotë të atentatit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Versus.al

6 ORE ME PARE

Vr*sja e 44-vjeçarit në Sarandë, reagon Policia: Plagoset një kalimtar, ngrihen pika kontrolli drejt Vlorës dhe Gjirokastrës

Ekzekutohet “Tani i Rruzhdiut” në zemër të

Policia ka reaguar zyrtarisht për atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Sarandës, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj dhe u plagos një kalimtar i rastit.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 09:55, në zonën e njohur si ish-agjencia. Në rrethana ende të paqarta, ndaj Myrtajt është hapur zjarr, duke i shkaktuar vdekjen.

Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe 73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, i cili ndodhej rastësisht në vendngjarje. Ai u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, autorët dyshohet se ishin dy persona me skafandra, të cilët lëviznin me motor. Pas sulmit ata u larguan me shpejtësi, ndërsa kjo dinamikë mbetet ende për t’u konfirmuar nga hetimet.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po administron provat për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Njoftimi i Policisë:

“Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.”/Versus.al

6 ORE ME PARE

I arrestuar në vitin 2025, u ekzekutua në mes të Sarandës, publikohet fotoja e 44-vjeçarit

Ekzekutohet “Tani i Rruzhdiut” në zemër të

Artan Myrtaj, i njohur edhe me nofkën “Tani Ruzhdiut”, është 44-vjeçari që u vra me armë zjarri në qendër të Sarandës.

Emri i tij rezulton i lidhur me hetimet për një ngjarje kriminale të ndodhur më 17 korrik 2025, në lagjen nr. 4 të qytetit, ku mbetën të plagosur me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, të dy nga Kamza.

Sipas të dhënave të raportuara, autor i dyshuar i plagosjes ishte Ramadan Zoto. Artan Myrtaj, Klaus Jaçaj dhe Erjon Jaçaj dyshohej se e kishin ndihmuar atë të largohej pas ngjarjes.

Pas këtij episodi, në Sarandë u regjistruan disa ngjarje të tjera të rënda, të dyshuara si akte hakmarrjeje. Mes tyre ishte vrasja me eksploziv e Isuf Jaçajt, babait të Klaus Jaçajt, si dhe dëmtimi i pronës së Ramadan Zotos.

Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe motivet e ekzekutimit të Artan Myrtajt, si dhe nëse vrasja e tij lidhet me konfliktet e mëparshme të regjistruara në qytetin bregdetar./Versus.al

7 ORE ME PARE

U ekz*kutua në mes të rrugës në Sarandë, kush është 42-vjeçari që u qëllua nga dy persona me motor

Ekzekutohet “Tani i Rruzhdiut” në zemër të

Detaje të reja janë bërë të ditura nga atentati me armë zjarri i ndodhur në qendër të Sarandës.

Viktima është identifikuar si 42-vjeçari Artan Myrtaj, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Nga të shtënat është plagosur aksidentalisht edhe një kalimtar, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ish-Agjencia e Vjetër e qytetit. Sipas të dhënave paraprake, autorët dyshohet se kanë qenë dy persona me skafandra, të cilët janë larguar me motor menjëherë pas atentatit.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po mbledh provat dhe po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar dinamikën e krimit.

Motivi i atentatit mbetet ende i paqartë, ndërsa pritet njoftimi zyrtar i Policisë për rrethanat e plota të ngjarjes./Versus.al

7 ORE ME PARE

Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar

Ekzekutohet “Tani i Rruzhdiut” në zemër të

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Sarandë, ku një person dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Gjatë të shtënave është plagosur edhe një kalimtar, i cili është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore. Për momentin nuk ka informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës, identifikimin e viktimës dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Pritet njoftimi zyrtar i Policisë me të dhëna të mëtejshme./Versus.al

 

Poll