E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 29 sekonda më parë
Kronikë

Atentati në Sarandë, ja kush është 44-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri (EMRI)

Artan Myrtaj, 44-vjeç, është viktima e atentatit të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në qytetin e Sarandës.

Ai u qëllua me armë zjarri nga dy autorë, të cilët ishin me motor dhe skafandra.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur aksidentalisht edhe një kalimtar.

“Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Reklamë

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve“, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.