Artan Myrtaj, 42 vjeç, është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë.
Sipas të dhënave paraprake, Myrtaj është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i vdekur në vend.
Autorët dyshohet se kanë qenë dy persona të maskuar me skafandra, të cilët lëviznin me motor dhe janë larguar nga vendngjarja pas atentatit.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes.
Artan Myrtaj rezulton të jetë arrestuar në vitin 2025, pasi ishte proceduar për përkrahje të autorit, në lidhje me një rast plagosjeje të ndodhur në Sarandë.
Ngjarja lidhet me plagosjen e dyfishtë të 17 korrikut 2025, ku autor i dyshuar ishte Ramadan Zoto.
/boldnews