Koreja e Veriut lëshon raketë balistike në brigjet lindore, thotë Japonia

20 Shtator 2026 | 10:38

Koreja e Veriut e ka lëshuar të dielën një raketë balistike në det, në lindje të Gadishullit Korean, tha Ministria e Mbrojtjes e Japonisë.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se rivali i saj kishte lëshuar një predhë të paidentifikuar.

Transmetuesi publik japonez, NHK, tha se raketa ra jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Një ditë më herët, Koreja e Veriut e kundërshtoi një rezolutë të agjencisë së OKB-së për mbikëqyrje bërthamore të programit bërthamor të Phenianit, në një deklaratë të lexuar në mediat shtetërore.

Javën e kaluar Pheniani e dënoi gjithashtu një stërvitje detare të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në të cilën morën pjesë Koreja e Jugut dhe Japonia dhe e cila u zhvillua nga 29 gushti deri më 10 shtator pranë Guamit.

Kim Yo Jong, motra me ndikim e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, të premten fajësoi stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga SHBA-ja për tensionet “gjithnjë e më të përkeqësuara” në Gadishullin Korean dhe u zotua se nuk do të ketë ndryshim në rrugën e vendit për forcimin e arsenalit të tij bërthamor.

Zyra presidenciale e Koresë së Jugut mblodhi të dielën Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), pas raportimeve se Koreja e Veriut kishte lëshuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin Lindor, nga zona e Vonsanit.

Duke dënuar lëshimin e raketës, i dyti brenda rreth një jave pas një testi të mëparshëm më 12 shtator, NSC-ja i bëri thirrje Phenianit t’i ndalojë menjëherë aktivitetet me raketa, duke paralajmëruar se testi shkel drejtpërdrejt rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Uashingtoni vazhdon operacionin kundër kontrabandistëve, 4 të vrarë në një sulm në Karaibe

Karaibe, për të cilën inteligjenca tregonte se ishte e përfshirë në trafik droge, tha Komanda Jugore e ushtrisë amerikane (SOUTHCOM). “Task Forca e Përbashkët e...
09:48 | 20/09/2026

Arabia Saudite konfirmon se Huthët u përpoqën të kryenin një sulm me raketa në Riad

Arabia Saudite konfirmoi sot se grupi rebel Huthi i Jemenit u përpoq të niste një sulm me raketa balistike në kryeqytetin Riad. Koalicioni saudit që...
08:45 | 20/09/2026

Sulm masiv në Moskë, mbi 249 dronë ukrainas mbi Rusi, 2 të vrarë dhe 6 të plagosur

Dy persona u vranë dhe gjashtë u plagosën në një sulm nga dronë ukrainas në rajonin e Moskës Dy persona u vranë dhe gjashtë u...
08:11 | 20/09/2026