Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kontrabandë nga Greqia/ Arrestohen 2 persona në Gjirokastër, sekuestrohen 22 695 euro dhe 100 steka cigare

    Detajet/ Ek*ekutohet me armë 44-vjeçari në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar

    Kina kundër ngadalësimit të AI-së: Pekini nuk dëshiron të humbasë garën me SHBA-në

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Detajet/ Ek*ekutohet me armë 44-vjeçari në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar
    Aktualitet

    Detajet/ Ek*ekutohet me armë 44-vjeçari në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar

    September 20, 2026

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e kësaj të diele qytetin e Sarandës, ku një 44-vjeçar është vrarë me armë zjarri, ndërsa një kalimtar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave.

    Viktima është identifikuar si Artan Myrtaj. Sipas të dhënave paraprake, 44-vjeçari ishte duke lëvizur në këmbë në zonën e ish-agjencisë së vjetër të qytetit, kur dyshohet se autorët i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij.

    Autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët lëviznin me motor dhe mbanin skafandra. Pas sulmit, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kontrollet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

    Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtar, i cili ndodhej rastësisht në zonën ku ndodhi atentati. Ai është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura të dhëna të tjera për gjendjen e tij shëndetësore.

    Nga ana tjetër, viktima Artan Myrtaj rezulton të ketë qenë i arrestuar nga Policia e Sarandës në vitin 2025, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pas një rasti plagosjeje me armë në qytet.

    Në atë kohë, Myrtaj ishte shpallur në kërkim si një prej personave të dyshuar për përkrahjen e autorëve të plagosjes me armë ndaj Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt. Ngjarja e vitit 2025 dyshohet se kishte lidhje me një konflikt për një pronë në vijën bregdetare.

    Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi vrasja dhe po punon për mbledhjen e provave, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

    Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, identifikuar autorët dhe përcaktuar motivin e vrasjes.

    Sarandë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kontrabandë nga Greqia/ Arrestohen 2 persona në Gjirokastër, sekuestrohen 22 695 euro dhe 100 steka cigare

    September 20, 2026

    Detajet/ Ek*ekutohet me armë 44-vjeçari në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar

    September 20, 2026

    Kina kundër ngadalësimit të AI-së: Pekini nuk dëshiron të humbasë garën me SHBA-në

    September 20, 2026

    Përleshje në Hagë, protestuesit e ekstremit të djathtë përplasen me policinë

    September 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.