Një atentat me armë zjarri tronditi sot qendrën e Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku mbeti i vrarë një 44-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Artan Myrtaj.

Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar, Xhevdet Skëndaj.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autorët janë dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra.
Mësohet se viktima rezultonte i përfshirë në plagosjen e një viti më parë të Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamës nga vëllezërit Erion e Ramadan Canaj, në lidhje me një pronë në vijën bregdetare të Sarandës.
Më 2025-ën, Myrtaj u arrestua për veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”. 44 vjeçarit iu bë pritë ndërsa lëvizte në këmbë në qendër të qytetit bregdetar jugor.