Atentati në Sarandë/ Kush ishte Tani i Ruzhdiut, lidhjet e mëparshme me krimin
Paraditen e sotme u vra me armë zjarri në qendër të Sarandë...
Paraditen e sotme u vra me armë zjarri në qendër të Sarandë...

Pak ditë para se të “thyente kokën” në Gjykatën e Lartë për masën e arrestit dhe para se të thyente këmbën gjatë futbollit në burg, kryetari i arrestuar i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dyshohet se theu ligjet e shtetit shqiptar.
Veliaj theu besimin e njerëzve që e kandiduan dhe e zgjodhën disa mandate rresht, theu nderin e Qytetarit të Parë të Tiranës, theu respektin tek politikanët e rinj, por edhe mbështetjen e socialistëve të ndershëm.
Kujtojmë se Erion Veliaj u arrestua rreth orës 14:00 të 10 shkurtit 2025 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).
Ndaj tij rëndojnë këto akuza:
1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Palushi” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;
11. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;
12. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;
13. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme tha atëherë se “fonde publike dhe leje ndërtimi, që firmoseshin nga kryebashkiaku për disa subjekte tregtare, përfundonin te disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, apo dhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh”.
Bazuar në hetimet e kryera nga prokurorët, si edhe provat voluminoze, rezulton se Veliaj dhe familja e tij përfituan një vilë në bregdetin e Kavajës, në Qerret, përmes sipërmarrësve të lidhur me Bashkinë. Ai dhe e shoqja, Ajola Xoxa, dyshohen se përfituan mbi 1 miliardë dollarë të ardhura nga disa shoqëri dhe OJF të kontrolluara nga bashkëshortja e kryetarit të arrestuar.
Po ashtu, u zbuluan një mori blerjesh online me shpenzime rreth 800 mijë euro të padeklaruara, ndërsa nga llogaritë bankare të disa shoqërive të lidhura me të shoqen e Veliajt u sekuestruan mbi 860 mijë euro, pa përmendur shumat cash në dhjetëra mijëra euro, që u gjetën në zyrat e saj. Këto të ardhura të paligjshme dhe të padeklaruara janë tentuar që të futen në sistemin bankar.
Për aq kohë sa ndaj tij nuk ka një vendim të formës së prerë, Veliaj prezumohet i pafajshëm dhe ai vetë i ka mohuar akuzat, por ka “kyçur” gojën dhe nuk ka treguar se si u siguruan gjithë këto para, dhe pse nuk u deklaruan, nëse nuk i paskësh përfituar me korrupsion. Se korrupsioni nuk ka brirë, por ja, ka paratë e pista.
Paratë që me siguri nuk kanë ardhur prej pagës së tij si kryetar i bashkisë, as nga fitimet e familjes. Para, që me siguri, janë vetëm ajo pjesë që u arrit të zbulohet.
Këtu nuk duket kurrfarë persekutimi politik, por llogaritë janë me drejtësinë, ku atij i duhet të provojë se akuzat nuk janë të vërteta dhe se pasuritë e tij janë të pastra.
Jo masa e arrestit, por korrupsioni i dyshuar është thelbi i problemit./CNA
Përveç muzikës dhe serenatave, festivali “Serenights” në K...
Policia e Korçës ka hartuar një plan masash për garantimin...
Banorët e Divjakës vijojnë prej 51 ditësh radhazi të prote...
Sot shënohet dita e 112-të e protestës qytetare në Tiranë ...
Drejtues dhe ekspertë të sigurisë nga SHBA-ja dhe Europa d...
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka ndërhy...
Mbahet sot protesta e 112-të kundër qeverisë. Ashtu si në ...
Gjykata ka lënë në burg dy ish-drejtorët e Agjencisë Shtet...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur ditën e sotme për hetimet...
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu ka bërë një postim në rrjete...
Mjeku kirurg Spiro Prifti është emëruar drejtor i ri i Kli...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, shprehet në një reagi...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një përditësim të situ...
Gazetari Basir Çollaku ka bërë me dije se ministri i super...
Rrjetet sociale, mediat online kanë kaluar në një revoluci...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditor...
Kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër,...
Shqipëria do të bëhet vendi i 73-të nënshkrues i Marrëvesh...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, së bashku me kryetarin ...
Procedura për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Paraditen e sotme u vra me armë zjarri në qendër të Sarandë...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur paraditen e sotme në...
Vihen në pranga dy shtetas, pasi u kapën në flagrancë, në ...
Mbi 414 kilogramë hashash janë sekuestruar nga policia ita...
Korça është përfshirë nga kaosi në qarkullim këtë të diel,...
Shumica e prindërve e përshkruajnë ardhjen në jetë të një ...
Për ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Edhe pse shumë platforma vendosin kufij moshe për përdorue...
E ardhmja politike e Friedrich Merzit varet nga zgjedhjet ...
Të dielën, votuesit në dy lande gjermane, në Berlin dhe në...
Ushtria amerikane kreu një sulm vdekjeprurës ndaj një mjet...
Këshilltarët kryesorë të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Zëv...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Vera 2026 po sjell më shumë turistë, por operatorët ngrenë...
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s ka...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karbur...