Në podcastin e sotëm “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar sipërmarrës shqiptarë Taulantin nga Pogradeci, Entelën dhe Kisin nga Komani, të cilët së bashku me familjet e tyre kanë zhvilluar bizneset e tyre familjare në vendlindjet e tyre, vende që falë investimeve të bëra ndër vite kanë ndikuar pozitivisht në ecurinë e sipërmarrjeve të tyre.
Pas disa viteve në zemër të kryeqytetit shqiptar, Entela e cila ka qenë e punësuar në një nga administrata publike, zgjodhi që të zhvendosej në veri, në Koman, në vendlindjen e burrit të saj Sokolit. Dyshja që sot janë bërë dhe gjyshër nisën biznes familjarë duke ofruar strehim për turistët në Koman, ndërsa synojnë që të zhvillojnë sipërmarrjen e tyre dhe me anë të “Paketës së Maleve” dhe projektit “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, që iu sugjerua dhe nga kryeministri Rama.
Duke vijuar më tej me dëshirën e saj për të jetuar në Komanin e bukur i cili sot është shndërruar në një
“Truallin që ata nuk e kontestojnë, duhet të merrni lejen me projektin përkatës së zhvillimit, mund të ndiqni rrugën e “Paketës së maleve” Plus që keni mundësinë që me atë rrugë të përfitoni dhe nga kredia e lehtësuar e dyfishimit sipërmarrës” i tha Rama Entelës.
“Në fakt e kemi menduar, e tani që jemi rehat, sepse rehatia vjen nga puna” shtoi Entela.
“Jeni rehat sepse rehatia nuk helmoheni me lajmet e ditës që janë 90% rrena” shtoi Rama.
Tre biznesmenë të cilët falë mbështetjes së familjeve të tyre kanë arritur të shënojnë sukses ndër vite dhe falë investimeve dhe punës së bërë në Shqipëri, kanë të njëjtin synim: zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve të tyre. Edhe pse ndër vite ata kanë emigruar duke tentuar për të siguruar një jetesë më të mirë jashtë shtetit, zemra e tyre i përkiste Shqipërisë, aty ku dhe jetojnë familjarët e tyre me të cilët sot ata kanë arritur të krijojnë bizneset e veta, që dita-ditës po zhvillohen.
Edi Rama: Sot me Taulantin që ka shkruar nga Pogradeci, Entela nga Komani dhe një tjetër letërshkruar nga Komani që është Kisi i cili është më i riu këtu. Ndryshe nga dy të tjerët, ai vjen direkt nga emigracioni në lirinë e natyrë. Ndërkohë që Taulanti ka bërë një rrugë më të gjatë, e Entela nga ana tjetër është shpërngulur nga gjurmët e Tiranës në Komanin magjepsës.
Entela: Burri im Sokoli, që jemi njohur në shkollë, e kam nga Komani. Unë jam rritur e lindur në Fier, babi në fakt nga Saranda dhe mami është labe. Tani unë e Sokoli jemi gjyshër. Pasi mbaruam shkollën jetuam në Tiranë, në një apartament me qera, deri në 2015. Punonim, Sokoli vazhdonte punën me atë sistemin katër ditor. Ndërsa unë punoja në administratë. Ne nuk dolëm kurrë jashtë vendit. Jetuam në Tiranë. të shtunave dhe te dielave shpërngulemi në Koman, nuk e kemi braktisur kurrë atë vend.
Pa e ditur që Komani do bëhej një pikë turistike. Sokoli është djali i vetëm i familjes dhe e do fort. Ma ka injektuar dhe mua atë dashuri, më ka bërë ta dua dhe unë. Në 2015 vendosëm që të shkëputesha dhe të shkoja dhe unë atje. Duhet pranuar jo me ndonjë dëshirë të madhe. Sepse duhet punuar toka, ka punë. Më vonë, në 2017 po flitje për lumin e Shalës, menduam të punonim në fillim vetëm me telefonata. Sot kemi një bujtinë, që është shtëpia ekzistuese ku ka lindur Sokoli. Në Koman ka ndërtesa shumë të vjetër hidrocentrale që shumë deshën ti shkatërronin.
Nuk mendonim kurrë që do të vinte ëndrra e sezonit. Është living room, ka një dhomë, në dhomën e gjumit kapaciteti i apartamenti është gjashtë persona. Në 3 apartamente shtëpia pret thuajse 12 ose më shumë. Në momentet kur njerëzit mbesin jashtë, ne duhet të hapim derën.
Taulanti: Pogradeci është shumë mirë, nga mesi i korrikut patëm pak luhatje por tani është mirë. Shkoi për studime në Itali në 2002, kur të gjithë shkonin për punë, pa ditur njeri, kënaqesha kur dyert hapeshin vetë. Me kalimin e kohës kam bërë shkollën e lartë atje në Romë. M’u desh shumë kohë që të përshtatesha nga Roma në Shqipëri. Doja të kthehesha, dëgjoja juve për vizionin që kishit për Shqipërinë asokohe. Unë jam këtu tani, vazhdoj dhe punën e prindërve të mi.
Tani familjarisht vazhdojmë punën e përpunimi të qumështit. Ndërmarrja është rritur. Kur erdha në fillim, në 2014 ishim tetë punonjës deri në 10. tani jemi 35 punonjës e deri në 400 fermerë që bashkëpunojmë. Ndryshova teknologjinë. Punonjësit nuk e shikonin të arsyeshme që gjërat me touch do të bënin punën e njeriut. Unë nuk i tremben testeve që do të bëhen për të kaluar në BE.
Më është dashur tre herë të flisja për vizionin tim që kisha për baxhon e prindërve. të parin e kalova pa BE, i dyti ishte kategorizimi tani. Vështirësia e vetme ishte të punonim pak me fermerët, të cilët duhet të përshtaten me standartet, se ai djathë që bëj unë duhet të jetë i mirë.
Kisi: Te tatuazhi është “Shën Mhilli” kam dhe kryqin, e kam bërë këtu ka nja tre vite, e kam bërë në Shkodër.
Çdo gjë nisi nga dashuria e prindërve të mi që kishin për të më mbajtur mua afër dhe nga dashuria që kisha unë për Komanin. Aty filluam me një bar kafe të vogël. Kam qenë nja dy herë në emigrim, e kam bërë provë. Shkova në Francë, kisha disa shokë atje, të shikoja se si funksiononte. Ishte bukur me thënë të drejtën, por çdo gjë e shtrenjtë. Por si vendi yt nuk ka .
Ndejta nja dy javë, më tepër s bëhej llaf. problemi është se isha djali i vetëm i familjes, e nuk kishte shanse t’i lija vetëm ata. Ne na krijuar mundësia e turizmit në Koman. Kur u ktheva, ngritëm një bar kafe, dhe një kamping të vogël. Punoj me familjen, kam mamin, babain, motrën dhe gjyshen. Punojmë të gjithë bashkë, jemi super mirë. Tani që është bërë dhe rruga jemi shumë mirë. Franca që ishte ëndrra ime dikur tani i kam vendosur kryq. Pas dhjetë vitesh, me ndihmë të zotit shumë të zgjeruar e pse jo të kem një shtëpi mikpritje, t’ju tregojmë anën tonë më të mirë. Ata mbarojnë kur shohin se në një biznes punojnë familjarisht.
