Atentati në Sarandë/ Policia njoftim zyrtar: I plagosur aksidentalisht edhe kalimtari 73-vjeçar

Policia ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë në Sarandë, ku humbi jetën 44-vjeçari Artan Myrtaj dhe u plagos një kalimtar.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta.
Ndërsa kalimtari i plagosur aksidentalisht, 73 vjeç është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Autorët dyshohet se kanë qëlluar nga motori, ndërsa Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre.
“Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.
/vizionplus.tv




