Aktualitet

Në kërkim nga Gjermania për drogë, arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova!

Ylli Avdija nga Kosova, 34 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike, u arrestua në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

Nga verifikimet dhe informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën rezultoi se 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Wiesbaden-it i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, sipas legjislacionit penal gjerman.

Në bashkëpunim me homologët gjermanë, Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e tij.