Zgjedhjet në Landin e Berlinit dhe Mecklemburg – Vorpommen, ‘prova e zjarrit’ për unitetin e CDU së Merz

Zgjedhjet në Landin e Berlinit dhe Mecklemburg – Vorpommen, ‘prova e zjarrit’ për unitetin e CDU së Merz

11:34, 20/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Myqerem Tafaj

 

Zgjedhjet e sotme në Landet e Berlinit dhe të Mecklenburg - Vorpommern si "prova e zjarrit" për unitetin e CDU së Kancelarit Merz, Koalicionin qeverisës CDU/CSU me Socialdemokratët (SPD), dhe më tej qendrimin ndaj Ukrainës.

Pas zgjedhjeve në Landin Sachsen-Anhalt, ku CDU pësoi njē disfatë të rëndë dhe Radikalët e Extremit të Djathtë (AfD) iu afruan shumicës absolute, u konstatua se ky rezultat ishte bërë i mundur edhe nga një rebelim nē prapaskenë nga shumica e kryeministrave të landeve (Unioni CDU/CSU ka 9 kryeministra të landeve nga 16 gjithsej).

Ky rebelim u zbulua dhe, të gjendur në këtë skenar, kryeministrat, me bisht ndēr shalë, për t‘u shfajësuar, publikuan një dekleratë mbështetëse për qeverinē Merz. Sot priten me padurim nga opinioni rezultatet në këto dy lande. Madje, shumë media e lidhin fatin e Merz me rezultatet e zgjedhjeve të sotme. Unē besoj se pozita e Merz në javën e fundit është përmirësuar shumë, pas zbulimit të skenarit opozitar nga vetē brenda CDU, dhe mbështetja e tij nga vendet e BE dhe SHBA është rritur.

Kjo sepse dyshohet se Rusia mund të ketë ndikuar fort edhe brenda CDU për t‘a rrëzuar Merzin për shkak të lidershipit të tij, jo vetëm si Kancelar i Gjermanisë si fuqia më e madhe europiane, por edhe në BE për mbështetjen e Ukrainës, kundër Putinit, dhe, njëkohësisht edhe si lideri europian që bashkëpunon / komunikon më ngushtë me Trump për të gjitha temat e mëdha aktuale gjeopolitike (Ukraina, Gaza, Irani, Groenlanda, etj).

Nuk duhet harruar se Merz, sapo u zgjodh, hoqi kufizimin ligjor për borxhin publik dhe mobilizoi 550 miliard Euro për mbrojtjen, infrastrukturën dhe teknologjinë, cka e tmerroi Putinin, i cili deklaroi menjëherë "Gjermania përbën rrezik serioz dhe ky buxhet është për luftë me Rusinë"! Kjo bëri, ndoshta, që 12 deputetë të CDU të mos marrin pjesë në raundin e parē të votimit në Bundestag të Merzit si kancelat dhe si të miratohej si Kancelar në raundin e dytë, kur ata erdhën dhe morrën pjesë në votim të detyruar nga Fraksioni CDU/CSU. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë në Bundestagun gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco