Rama: Shoqata lokale për mbrojtjen e territorit, fond për mbështetjen e tyre

20 Shtator 2026 | 10:33

Krijimi i shoqatave lokale për mbrojtjen e territorit dhe ngritja e një fondi për mbështetjen e tyre janë ndër nismat e prezantuara nga kryeministri Edi Rama gjatë podcastit “Flasim”, ku foli për zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Sipas Ramës, komunitetet lokale do të mund të krijojnë shoqata që do të bashkëpunojnë me Ministrinë e Mjedisit për të evidentuar dhe sinjalizuar në kohë problematika në territoret e tyre.

Këto struktura do të kenë në fokus çështje të tilla si menaxhimi i mbetjeve, pastrimi i pyjeve dhe parandalimi i zjarreve, si dhe evidentimi i ndërtimeve pa leje dhe prerjeve të paligjshme.

“Ne kemi filluar të ftojmë komunitetet që kushdo të krijojë një shoqatë për mbrojtjen e territorit që merr përsipër të lidhet me Ministrinë e Mjedisit. Do mundohemi të krijojmë një fond për ta mbështetur këtë iniciativë pa qëllim fitimi”, deklaroi Rama.

Kryeministri e përshkroi nismën si një formë vullnetarizmi dhe bashkëpunimi mes komuniteteve dhe institucioneve, me synim mbrojtjen e territoreve dhe pasurive natyrore.

“Secili ka punën e vet, por së bashku në një territor të caktuar kujdesen për të, duke lajmëruar në kohë kur ka një problem të pastrimit të pyllit që e bën më vulnerabël ndaj zjarrit, kur ka nevojë për pastrim të mbetjeve, apo kur ka nevojë për të ndaluar zhvillime pa leje e prerje të paligjshme”, tha ai.

Rama solli si shembull Lumin e Shalës, të cilin e cilësoi si një aset të rëndësishëm turistik që duhet mbrojtur nga dëmtimi i mjedisit.

Sipas tij, përfshirja më e drejtpërdrejtë e komuniteteve në monitorimin dhe mbrojtjen e territoreve synon të ndihmojë në ruajtjen e natyrës dhe në minimizimin e dëmeve që mund të shkaktohen nga zjarret dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026, Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, përmes një videomesazhi në kuadër të Momentit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2026, rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për Agjendën 2030 dhe...
17:10 | 19/09/2026

Kryeministri Rama vizitë në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme...
13:08 | 19/09/2026

Rama mbledh furnitorët: Ja për çfarë duhet “Pasqyra e çmimeve”

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të...
15:47 | 18/09/2026