“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

20 Shtator 2026, 12:00Politika TEMA
“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron

Kryeministri Edi Rama foli sot në podcastin e tij për përfitimet që mund të kenë individët e interesuar për të investuar në agroturizëm përmes “Paketës së Maleve”.

Duke marrë si shembull historinë e Entelës, e cila u kthye së bashku me familjen në Koman për të ngritur një bujtinë, Rama tha se “Paketa e Maleve” është krijuar pikërisht për të mbështetur familje të tilla që duan të investojnë dhe të zhvillojnë zona të thella të vendit.

Kryeministri u ndal edhe te problematikat që lidhen me regjistrimin e pronave, duke theksuar se “Paketa e Maleve” mund të ndihmojë edhe qytetarët që përballen me probleme të tilla.

Numri një i kabinetit ka sqaruar më herët pikëpyetjet e ngritura rreth “Paketës së Maleve”, duke iu përgjigjur pretendimeve dhe paqartësive që kanë qarkulluar lidhur me këtë nismë. Rama ka theksuar se paketa nuk është krijuar për oligarkët, investitorët e huaj apo personat e pasur, por synon kryesisht zgjidhjen e problematikave të pronësisë për tokat e trashëguara në zonat malore.

Sipas sqarimit të tij, një nga kushtet kryesore është që personi të dëshmojë se e ka poseduar realisht tokën për të paktën 10 vite. Në këtë mënyrë, pronarëve u krijohet mundësia të formalizojnë pronësinë dhe ta përdorin tokën për zhvillim ekonomik.

Lini një Përgjigje