Rrjeti e “masakroi” sikur po i thurte lavde Enver Hoxhës, gruaja po tregonte indoktrinimin e fëmijëve gjatë diktaturës (VIDEO)

20 Shtator 2026 | 12:06

Një video e shkëputur nga një aktivitet në Bibliotekën e Lushnjës ka shkaktuar reagime të forta në rrjet, pasi Florika Ngucaj u interpretua nga shumë komentues sikur po i thurte lavde diktatorit Enver Hoxha. Video u publikua fillimisht nga deputeti i PD Saimir Korreshi dhe më pas u pasqyrua gjerësisht në media.

Në fakt, Florika Ngucaj i përket një familjeje me histori persekutimi gjatë regjimit komunist dhe po rrëfente pikërisht mënyrën sesi fëmijët në atë periudhë detyroheshin të mësonin këngë për Enver Hoxhën.

Pra, ajo që në rrjet u paraqit si nostalgji apo lavdërim për diktatorin, ishte pjesë e një rrëfimi mbi indoktrinimin e fëmijëve gjatë diktaturës.

Aktiviteti ishte organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve për promovimin e librit të babait të saj, Neki Ngucajt.

Neki Ngucaj është poet dhe shkrimtar vlonjat, me një histori personale të lidhur drejtpërdrejt me persekutimin gjatë regjimit komunist. Ai kaloi rininë në internim në Lushnjë, ndërsa më pas punoi edhe në ndërtimin e veprave industriale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë, policia: U plagos edhe një 73-vjeçar, pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës

Policia e Sarandës ka dalë në një njoftim në lidhje me vrasjen e 44-vjeçarit dhe plagosjen e një kalimtari mëngjesin e kësaj të diele në...
11:32 | 20/09/2026

Plagosja e 2-fishtë që solli sagën e hakmarrjes në Sarandë, si ndodhi atentati mafioz ndaj “Tanit të Ruzhdiut”

Artan Murtaj, 44 vjeç, u vra me armë zjarri në një atentat mafioz të ndodhur paraditen e së dielës në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, autorët...
11:13 | 20/09/2026

Identifikohet viktima e atentatit me armë zjarri në Sarandë, dyshohet se u qëllua nga 2 persona me motor

Artan Murtaj, 44 vjeç, është vrarë me armë zjarri paraditen e së dielës në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa Murtaj...
10:33 | 20/09/2026