Demo dhe Hita inspektojnë Rinasin, ministri: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

20 Shtator 2026 | 12:14

Ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektuan në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës menaxhimin e fluksit të udhëtarëve dhe punën e strukturave të Policisë Kufitare.

Gjatë inspektimit, Demo deklaroi se gjatë tetë muajve të parë të vitit kanë hyrë në Shqipëri 9.2 milionë turistë, ndërsa vetëm gjatë muajit gusht janë regjistruar rreth 1.7 milionë hyrje turistike.

Ministri theksoi se rritja e numrit të vizitorëve kërkon angazhim maksimal të strukturave kufitare për garantimin e sigurisë dhe përpunimin sa më të shpejtë të udhëtarëve. Sipas tij, teknologjia po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në këtë proces, me mbi 3 milionë pasagjerë të përpunuar përmes sistemit e-Gate.

“Ne presim rritje të numrit të turistëve, që do të thotë më shumë fluks dhe punë për forcat e policisë. Muaji gusht ka qenë i jashtëzakonshëm, 1.7 milionë turistë. Mbi 3 milionë pasagjerë janë përpunuar përmes sistemit e-Gate”, u shpreh Demo.

Nga ana tjetër, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se krahas menaxhimit të fluksit, strukturat kufitare vijojnë punën për identifikimin dhe goditjen e kriminalitetit ndërkufitar.

Sipas tij, autoritetet kanë evidentuar raste të krimeve ndërkufitare dhe kanë ndjekur procedurat për vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.

“Shërbimet kufitare nuk kanë lënë jashtë vëmendjes edhe goditjen e kriminalitetit dhe krimeve ndërkufitare”, deklaroi Hita.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrjeti e “masakroi” sikur po i thurte lavde Enver Hoxhës, gruaja po tregonte indoktrinimin e fëmijëve gjatë diktaturës (VIDEO)

Një video e shkëputur nga një aktivitet në Bibliotekën e Lushnjës ka shkaktuar reagime të forta në rrjet, pasi Florika Ngucaj u interpretua nga shumë...
12:06 | 20/09/2026

Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë, policia: U plagos edhe një 73-vjeçar, pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës

Policia e Sarandës ka dalë në një njoftim në lidhje me vrasjen e 44-vjeçarit dhe plagosjen e një kalimtari mëngjesin e kësaj të diele në...
11:32 | 20/09/2026

Plagosja e 2-fishtë që solli sagën e hakmarrjes në Sarandë, si ndodhi atentati mafioz ndaj “Tanit të Ruzhdiut”

Artan Murtaj, 44 vjeç, u vra me armë zjarri në një atentat mafioz të ndodhur paraditen e së dielës në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, autorët...
11:13 | 20/09/2026