Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plumbat “qorr” e kapën teksa pinte kafe, niset me urgjencë drejt Tiranës 73-vjeçari që u plagos në Sarandë

Shkruar nga Newsbomb
Plumbat “qorr” e kapën teksa pinte kafe, niset me urgjencë
Pamje nga vendi i ngjarjes

Xhevdet Skëndaj, 73-vjeçari i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e kësaj të diele në Sarandë, ku u vra me breshëri plumbash Artan Murtaj, është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Burime për mediat bëjnë me dije se 73-vjeçari, i cili mori plumba në pjesën e poshtme të gjymtyrëve, është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi këtë të diel, rreth orës 10:00 të mëngjesit, në qendër të Sarandës, në zonën e njohur si ish-agjencia.

Me motor dhe skafandra në kokë, dy persona hapën zjarr në drejtim të Artan Myrtajt, 44 vjeç, i njohur edhe si “Tani Ruzhdiut”. Autorët qëlluan me armë zjarri ndaj 44-vjeçarit dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur edhe Xhevdet Skëndaj, i cili në momentin e atentatit ndodhej i ulur në një kafene përballë vendit ku ndodhi ngjarja. Plumbi ka përshkuar xhamin e dritares së kafenesë dhe ka goditur 73-vjeçarin në pjesën e poshtme të gjymtyrëve. Pas marrjes së ndihmës së parë, për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar, ai është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të atentatit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese