E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 23 minuta më parë
Kronikë

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna

Një banore e Sarandës ka rrëfyer momentet e frikshme pas atentatit të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj.

Ajo tregon për Vizion Plus se ndodhej brenda banesës kur dëgjoi të shtënat dhe menjëherë doli jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur.

“Ishim brenda, kur dëgjuam të shtënat dolëm. Dëgjuam pothuajse 6 të shtëna. Viktimën e njihnim…”, tha banorja.

“Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Reklamë

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve“, njoftoi policia më herët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.