A duhej pritur vendimi i Apelit? Haga nis procedurën për kompensimin e viktimave
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë nisur procedurën për kompensimin e viktimave në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Vendimi për nisjen e procedurave për reparacionet është marrë më 16 shtator nga kryetari i Trupit Gjykues, Charles L. Smith. Bëhet fjalë për një procedurë për përcaktimin e reparacioneve për viktimat. Sipas vendimit, Mbrojtja ka afat deri më 22 shtator për të kundërshtuar nisjen e kësaj procedure, shkruan KosovaPress.
Nisja e kësaj procedure, para se të merret vendimi në shkallën e dytë apo në Gjykatën e Apelit, ka hapur diskutimin nëse kompensimi i viktimave duhej të niste në këtë fazë apo pas përfundimit të procesit gjyqësor.
Avokati Ardian Bajraktari thotë se, si rregull, procedura për kompensimin e viktimave duhet të nisë pasi vendimi penal të bëhet i formës së prerë.
Sipas tij, për sa kohë që aktgjykimi mund të ndryshojë në shkallën e dytë, nisja e procedurës në këtë fazë është e parakohshme.
“Si rregull, procesi i kompensimit të viktimave fillon pas plotfuqishmërisë së vendimit. Mirëpo, kur jemi te Gjykata Speciale, anomalitë, veprimet në kundërshtim me ligjin kanë qenë ato që e kanë karakterizuar në vazhdimësi procesin, prandaj një gjë e tillë ka qenë në vazhdimësi diçka e rëndomtë për këtë gjykatë, edhe vlerësoj që mbi të gjitha një veprim, vendim i tillë është i parakohshëm për aq kohë sa nuk kemi akoma vendim të plotfuqishëm”, ka thënë Bajraktari.
Sipas tij, vendimi i Apelit mund të ndryshojë edhe bazën mbi të cilën po zhvillohet procedura e kompensimit të viktimave.
Ndryshe e interpreton këtë çështje ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, sipas të cilit procedura për kërkesën pasurore-juridike mund të zhvillohet krahas çështjes penale dhe nuk është e domosdoshme të pritet vendimi i Gjykatës së Apelit.
Protesta në Gjermani kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK
Kurti në SHBA: Strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit në Hagë
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, gjenerali Dedë Prenga: Ja pse Rama duhet të kërkojë falje
- 12:14 Demo dhe Hita inspektojnë Rinasin, ministri: 9.2 milionë turistë në 8 muaj
- 12:06 Rrjeti e “masakroi” sikur po i thurte lavde Enver Hoxhës, gruaja po tregonte indoktrinimin e fëmijëve gjatë diktaturës (VIDEO)
- 11:45 Mourinho: Real Madridi nuk mund të krahasohet me askënd
- 11:41 Italia goditet nga stuhi të fuqishme, lëshohet alarm për motin në 12 rajone
- 11:37 Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa
- 11:32 Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë, policia: U plagos edhe një 73-vjeçar, pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës