Rrjeti e “masakroi” sikur po i thurte lavde Enver Hoxhës, por e vërteta është krejt tjetër! Gruaja po tregonte indoktrinimin e fëmijëve gjatë diktaturës.
Një video e shkëputur nga një aktivitet në Bibliotekën e Lushnjës ka shkaktuar reagime të forta në rrjet, pasi ajo u interpretua nga shumë komentues sikur po i thurte lavde diktatorit Enver Hoxha. Video u publikua fillimisht nga deputeti i PD Saimir Korreshi dhe më pas u pasqyrua gjerësisht në media.
Në fakt, ajo i përket një familjeje me histori persekutimi gjatë regjimit komunist, dhe po rrëfente pikërisht mënyrën sesi fëmijët në atë periudhë detyroheshin të mësonin këngë për Enver Hoxhën.
Pra, ajo që në rrjet u paraqit si nostalgji apo lavdërim për diktatorin, ishte pjesë e një rrëfimi mbi indoktrinimin e fëmijëve gjatë diktaturës.












