
Një person ende i paidentifikuar ka publikuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe gazetarit Çim Peka.
Në deklaratat e tij, personi pretendon se do të udhëtojë drejt Zvicrës për të rrëmbyer Ahmetajn. Kërcënime janë adresuar edhe ndaj Syri TV, pasi autori pretendon se brenda pak ditësh do të ndërpresë aktivitetin e televizionit.
Deri tani nuk dihet identiteti i personit dhe as nëse pas deklaratave fshihet një plan konkret. Përmbajtja e mesazhit nuk është verifikuar ende nga burime zyrtare./Versus.al
View this post on Instagram

