Tirana do ta zhvillojë pa tifozë ndeshjen e sotme ndaj Elbasanit.
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së Federata Shqiptare e Futbollit ka rrëzuar kërkesën e klubit bardheblu për konvertimin e dënimit në gjobë.
Sipas vendimit të FSHF-së, Tirana ishte dënuar më 11 maj 2026 me zhvillimin e një ndeshjeje pa spektatorë.
Në bazë të nenit 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, klubi kishte mundësinë që këtë masë ta konvertonte në gjobë, pasi të plotësonte kushtet e përcaktuara në rregullore.
Klubi bardheblu e paraqiti kërkesën për konvertim më 18 shtator 2026, dy ditë përpara ndeshjes me Elbasanin.
Në shqyrtimin e kërkesës, Komisioni mori në konsideratë edhe komunikimin zyrtar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Sipas FSHF-së, nga ky komunikim rezultonte se, për shkak të kohës së kufizuar nga momenti i njoftimit për zhvillimin e ndeshjes, Policia e Shtetit e kishte objektivisht të pamundur të planifikonte dhe të merrte masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së takimit.












