web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Itali/ Hyri në shtëpi për të vjedhur, pronari vret të riun shqiptar

20 Shtator 2026, 12:39, Kronika CNA

E rëndë në Itali/ Hyri në shtëpi për të

Një i ri shqiptar u vra mbrëmë vonë në Baldissero d'Alba, në provincën Cuneo të Italisë. 

Një burrë qëlloi me armë, pasi pa hajdutë në oborrin e tij dhe, sipas hetimeve paraprake, qëlloi disa herë në errësirë me një pistoletë që e mbante ligjërisht.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, incidenti ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit në një shtëpi fshati në rikonstruksion.

Pronari, një italian 35-vjeçar, thuhet se ishte vetëm në shtëpi kur dëgjoi zhurma që vinin nga jashtë.

Më pas ai qëlloi për vdekje 25-vjeçarin me origjinë shqiptare, që ishte banor i Torinos.





Lajmet e fundit nga