Ndarja e vendit në 46 bashki votohet më 8 tetor në Parlament 

20 Shtator 2026 | 12:49

2 javë do të zgjasin diskutimet në komisionet parlamentare për draftin e socialistëve për reformën territoriale. Sipas kalendarit që pritet të miratohet nesër në konferencën e kryetarëve parashikohet që votimi në seancë plenare të bëhet më 8 tetor.

Drafti i socialistëve për ta ndarë vendin në 46 bashki dhe jo 61 siç është aktualisht do të votohet në parlament më 8 tetor. 

Procedura parlamentare parashikon që kalendari i shqyrtimit në komisionin e ligjeve të miratohet fillimisht të hënën në konferencën e kryetarëve dhe më pas të diskutohet në këtë komision. 

Gjithçka do të përmbyllet brenda dy javëve, ku më 23 shtator do të bëhet prezantimi në parim i draftit më pas më 28 shtator brenda 1 dite do të zhvillohen seanca dëgjimore me këshillin e ministrave, shoqatën kombëtare të bashkive të Shqipërisë, shoqatën e të zgjedhurve vendor dhe ekspert të qeverisjes vendore.

Më 2 tetor në komisionin e ligjeve do të prezantohen gjetjet e konsultimit publik të bërë nga komisioni i posaçëm i reformës administrativo-territoriale ndërsa më 5 tetor shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi në këtë komisioni që i hap rrugës kalimit në seancë plenare më 8 tetor, ku mazhorancës socialiste i duhen 84 vota për ta miratuar.

Propozimi i Partisë Socialiste redukton bashkitë nga 61 aktualisht në 46, duke shkrirë Rrogozhinën, Dimalin, Poliçanin, Patosin, Divjakën, Selenicën, Fushë-Arrëzin, Klosin, Maliqin, Këlcyrën, Memaliajn, Libohovën, Cërrikun, Belshin dhe Përrenjasin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shoqata lokale për mbrojtjen e territorit, fond për mbështetjen e tyre

Krijimi i shoqatave lokale për mbrojtjen e territorit dhe ngritja e një fondi për mbështetjen e tyre janë ndër nismat e prezantuara nga kryeministri Edi...
10:33 | 20/09/2026

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026, Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, përmes një videomesazhi në kuadër të Momentit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2026, rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për Agjendën 2030 dhe...
17:10 | 19/09/2026

Kryeministri Rama vizitë në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme...
13:08 | 19/09/2026