E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Zanatet tradicionale drejt harresës në Gjirokastër, të rinjtë nuk tregojnë interes

Ky është Ziver Shehu, me profesion gurgdhëndës në qytetin e Gjirokastrës. Edhe pse tani po arrin një moshë të thyer, ai sërish nuk heq dorë nga zanati, pasi sipas tij një qytet i ndërtuar me gurë do të ketë gjithmonë nevojë për shumë zanatçinj si ai.

“Si zanat është tërheqës, ne punojmë më qejf edhe në këtë moshë. Është qyteti i vetëm që fillon me gurë dhe mbaron me gurë. Por është larguar rinia nga ky zanat, mirë është ta mësojnë , se sot ka vajtur puna me listë. E ka të domosdoshme Gjirokastra, pa ustallarë nuk bëhet”, tha Ziver Shehu, gurgdhendës.

Në qytetin e Gjirokastrës zanatet dhe zejet tradicionale po shkojnë drejt harresës, ndërsa interesimi i të rinjve është gjithmonë e më i pakët.  

Ashtu si Ziveri, edhe Viktor Nurçe,që bën drugdhëndësin , thotë se të rinjtë nuk i afrohen këtij zanati pasi shikojnë punën nga afër.

Reklamë

 “Gdhendja e gurit do talent dhe shumë punë, dhe është një profesion që shumë të rinj që e kanë parë i largohen ndaj sot kanë ngelur shumë pak profesionistë. Gjirokastra e ka të domosdoshme”, u shpreh Viktor Nurçe, drugdhendës.

Tashmë mjeshtëri të tilla si:gurskalitës, drugdhendës, qëndistar, kovaç, etj po shkojnë drejt shuarjes për shkak të teknologjisë.

Megjithëse zhvillimi i turizmit ka rritur ndjeshëm kërkesën për suveniret dhe produktet tradicionale sërish pjesa më e madhe e tyre sigurohen nëpërmjet importit nga Kina apo vende të tjera.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.