SYRI TV/ Rritja e kostos së jetesës rëndon buxhetin e familjeve, qytetarët: Çmimet, të papërballueshme

13:12, 20/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rritja e çmimeve të fruta-perimeve në Markatën e Rusit në Shkodër po rëndon gjithnjë e më shumë buxhetin e familjeve. Qytetarët, veçanërisht pensionistët, thonë se çmimet janë bërë të papërballueshme, ndërsa të ardhurat e tyre nuk janë në të njëjtin nivel me koston e jetesës.

Çmimet e fruta-perimeve në Markatën e Rusit në qytetin e Shkodrës kanë shënuar rritje, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë përballimin e shpenzimeve për qytetarët, të cilët pohojnë se janë të papërballueshme. Sipas tyre, çmimet janë rritur shumë, ndërsa pagat dhe pensionet që marrin nuk janë në të njëjtin nivel me koston e produkteve, ndaj përballimi i jetës po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Kategoria më e prekur janë pensionistët, të cilët e kanë shumë të vështirë përballimin e jetesës në kushte të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco