Kronikë
Gjirokastër/ Shfaqet një vatër zjarri në fshatin Arshi Lengo, flakët u afrohen shtëpive

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të diel në afërsi të fshatit Arshi Lengo, në Gjirokastër.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte dhe, për shkak të terrenit të thatë, zjarri është përhapur në një sipërfaqe të gjerë.
Flakët janë afruar pranë banesave të fshatit. Për vendosjen nën kontroll të vatrës së zjarrit kanë ndërhyrë efektivët dhe automjetet zjarrfikëse të Gjirokastrës.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




