Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndër takimet e para si ministër i brendshëm, Ervin Demo falenderon publikisht zjarrfikësit: Nis puna që tani për sezonin e ardhshëm

Shkruar nga Newsbomb
Ndër takimet e para si ministër i brendshëm, Ervin Demo
Ministri i brendshëm Ervin Demo takim me forcat zjarrfikëse të Tiranës

Pas një sezoni veror sfidues, ku zjarrfikës të mbarë vendin luftuan me zjarrin për të mbrojtur natyrën dhe jetët e njerëzve, ministri i punëve të Brendshme Ervin Demo, në një nga takimet e para të detyrës së tij të re ka zgjedhur të falenderojë publikisht efektivët e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin.

Në takimin e kryer së fundmi me forca të zjarrfikëses së Tiranës, ministri Demo teksa vlerësoi rolin e tyre, theksoi se shërbimi zjarrfikës përballet jo vetëm me zjarret, por edhe me një numër të lartë emergjencash të tjera, përfshirë këtu aksidentet rrugore dhe ndërhyrjet në situata të ndryshme rreziku.

“Në ADN-në e trupave të zjarrfikëses është shërbimi ndaj qytetarëve. Është një profesion që, në momentin që kjo ndjenjë ekziston, ajo çfarë ju jepni si impakt në territor është e jashtëzakonshme”, u shpreh ministri Demo.

Me në fokus specifikat e Tiranës, ministri vuri në dukje rëndësinë e forcimit të strukturave vullnetare, veçanërisht në zonat periferike të bashkisë, për të përballuar më mirë situatat emergjente.

“Tirana është një bashki e madhe dhe nuk është vetëm një zonë urbane. Trupat vullnetare, sidomos në rrethinat e Tiranës, kanë një rol akoma edhe më të rëndësishëm. Më vjen shumë mirë që në kryeqytetin tonë ky shërbim, ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti, është duke u përforcuar, jo thjesht duke rritur numrat, por dhe duke rritur aftësitë profesionale dhe logjistikën mbështetëse”, u shpreh ministri i brendshëm. 

Postimi i ministrit të brendshëm Ervin Demo:

Në një nga takimet e para në detyrë, zgjodha të jem me ata që, kur të tjerët largohen nga rreziku, ata shkojnë drejt tij.

Me drejtuesit dhe efektivët e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, për t’i takuar nga afër dhe, mbi të gjitha, për t’u thënë faleminderit.

Për orët e gjata në terren, për netët pa gjumë, për profesionalizmin dhe kurajën me të cilën përballen me rrezikun për të mbrojtur jetën, pronën dhe komunitetet tona.

Respekti për punën e tyre do të shoqërohet me mbështetje konkrete: trajtim financiar gjithnjë e më të mirë, kushte më të mira, mjete, pajisje, trajnim dhe një shërbim gjithnjë e më të fortë në çdo bashki të vendit.

Faleminderit për atë që bëni çdo ditë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese