web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy gola, raste dhe tranversë! Ndahen pikët në Fiorentina-Napoli

20 Shtator 2026, 14:42, Sport CNA

Dy gola, raste dhe tranversë! Ndahen pikët në Fiorentina-Napoli

Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”, në ndeshjen e javës së pestë të Serisë A.

Fiorentina e nisi ndeshjen më mirë dhe në 20 minutat e para krijoi dy raste shumë të rrezikshme, duke goditur dy herë traversën. Në minutën e 17-të, ishte Arthur Atta që u ndal nga tranversa, ndërsa vetëm dy minuta më vonë ishte radha e Fagiolit për të rrezikuar portën e Napolit. Goditja e tij nga distanca u ndal në traversë pas devijimit së Vanja Milinkoviç-Saviç.

Dy rastet e Fiorentinës shërbyen si sinjal për Napolin, që nisi të reagojë dhe në minutën e 22-të iu afrua golit me Olivera. Mbrojtësi goditi fillimisht shtyllën pas një devijimi, ndërsa në aksionin pasues David de Gea u detyrua të bëjë një pritje të rëndësishme për të larguar topin në goditje këndi.

Nga ky kënd erdhi edhe goli i parë i takimit. Mateo Politano ekzekutoi në mënyrë të saktë, duke dërguar topin në zonë, aty ku Gilmur u shfaq i lirë dhe me një goditje fluturimthi mposhti de Gean. Mesfushori skocez i dha Napolit avantazhin në minutën e 22-të dhe realizoi golin e tij të parë në Serinë A pas pothuajse një viti.

Fiorentina e nisi pjesën e dytë duke kërkuar menjëherë barazimin dhe e gjeti në minutën e 51-të. Aleks Jimenez provoi një goditje të fortë me të djathtën nga distanca, ndërsa topi u devijua nga Rafa Marín dhe ndryshoi drejtim, duke lënë pa mundësi reagimi portierin Milinkoviç-Saviç.

Pas golit, Fiorentina fitoi më shumë terren dhe provoi të përmbyste rezultatin. Në aksionin e krijuar nga Mastantuono dhe Fagioli, skuadra vendase iu afrua përsëri portës së Napolit, por u ndalën nga portieri.

Napoli reagoi në fund të takimit, por edhe këtë herë ishte David de Gea ai që mbajti në lojë Fiorentinën. Portieri spanjoll ndërhyri fillimisht ndaj goditjes me të majtën të David Neres dhe më pas ndali edhe goditjen me kokë të Favasulit.

Napoli mori një pikë dhe shkoi në kuotën e 7 pikëve pas pesë javësh, ndërsa Fiorentina arriti në 4 pikë.

Skuadra e Allegrit numëron vetëm dy fitore në pesë ndeshjet e para të kampionatit dhe mbetet gjashtë pikë larg kreut të renditjes.





Lajmet e fundit nga