“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

20 Shtator 2026, 15:50Kronika TEMA
“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e

Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet për vrasjen e Lumturie Patushit, ku dëshmitar i skenës së krimit ka qenë nipi i saj 14-vjeçar, i cili ndodhej në apartament bashkë me vëllain 8-vjeçar.

Para hetuesve, i mituri ka rrëfyer se 68-vjeçari Hysni Patushi ka mbërritur në banesën e vajzës ku bashkëshortja kujdesej për fëmijët, ka nisur një debat me të dhe e ka goditur menjëherë me thikë në zemër. Pas krimit, autori është larguar, ndërsa matches 14-vjeçari ai që ka njoftuar policinë.

Nga hetimet e kryera rezulton se autori është arrestuar pak orë më vonë në banesën e një kushëriri në Kamzë, ndërsa thika e përdorur në krim u gjet e hedhur rreth 200 metra larg pallatit.

Në dëshminë e tij, 68-vjeçari ka pretenduar se konflikti kishte nisur sepse e shoqja kalonte më shumë kohë te shtëpia e vajzës sesa në banesën e tyre në Don Bosko.

Hysni Patushi, i cili edhe në vitin 2017 ishte arrestuar për dhunë në familje ndaj të njëjtës viktimë, pritet të dalë para gjykatës me akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Lini një Përgjigje