Alex Jimenez, ish-futbollisti i Milanit i hoqi fitoren nga duart Napolit të Allegri-t, trajnerit që e stërviti në verën e 2025 te ‘djalli’. Në Firence, në javën e 5 të kampionatit, miqtë nga Napoli realizuan të parët me mesfushorin Gilmour, i cili vulosi edhe pjesën e parë.
Mirëpo në të dytë goli i Jimenez, por edhe super pritjet e dy portierëve si De Geas dhe Milinkovic-Savic, bënë që 90 minutat të përfundonin me rezultatin 1-1. Asnjë prej skuadrave nuk doli e kënaqur me këtë rezultat, pasi Fiorentina e ka nisur shumë keq sezonin aq sa shkarkoi edhe trajnerin Grosso, ndërsa edhe Napoli kishte 6 pikë pas 4 ndeshjeve. Me këtë barazim nuk është çudi që emri i Allegr-t për t’u larguar nga Napoli.
Interesant është fakti se verën e kaluar trajneri i Napolit, i cili në atë kohë drejtonte Milanin, e largoi Jimenez nga ‘djalli’. Përplasja mes të dyve nisi për shkak të vonesave që spanjolli bënte në stërvitje, ndërsa përfundoi me fyerje nga futbollisti. U zbulua që Jimenez në një bisedë private i ishte drejtuar Allegri-t me fjalët ‘se je një trajner shumë i keq’. Për rrjedhojë mbrojtësi spanjoll u transferua te Bournmouth, por më vonë pranoi se kishte gabuar në sjelljen ndaj Allegri-t.
Ndërkohë befasia e madhe do të vinte pak çaste më pas. Como e Cesc Fabregas, që duhet të përfitonte nga ndalesa e Romës dhe Interit, është mposhtur 0-2 nga Frosinone. Liqenorët humbën mundësin e artë për kreun, pasi vendasit realizuan dy herë me Calo dhe Kvernadze, duke vijuar me nisjen e shkëlqyer të sezonit.
Duhej të ishte dita që të bashkohej me kreun, por Como ka hedhur një hap të gabuar atëherë kur nuk pritej në Seria A. Skuadra e Fabregas, për javën e 5 të Seria A, është mposhtur 2-0 nga Frosinone, që realizoi dy herë në pjesën e parë. Filimisht me Calo dhe më pas me Kvernadze.
Liqenorët edhe pse patën një pjesë loje në dispozicion nuk arritën ti jepnin një tjetër udhë kësaj përballje. Për pasojë, pas 5 javësh kampionat mbetën në kuotën e 10 pikëve, 3 më pak se Roma, Inter dhe Lazio që ndajnë kreun. Interesant është fakti se edhe Frosinone është në kuotën e 10 pikëve pas 5 javëve të para, duke bërë një nisje pozitive të sezonit.









Komente
Komento