Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bizneset e merrnin në punë, ajo vidhte xhiron e ditës dhe zhdukej! Arrestohet Kumrie Zika

    Dronë, radarë dhe makina inteligjente në akset e Shkodrës, mbi 2200 gjoba në dy javë! 2 shoferë në pranga, 9 leje drejtimi të pezulluara

    A duhej pritur Apeli? Haga nis procedurën për kompensimin e viktimave

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Dronë, radarë dhe makina inteligjente në akset e Shkodrës, mbi 2200 gjoba në dy javë! 2 shoferë në pranga, 9 leje drejtimi të pezulluara
    Aktualitet

    Dronë, radarë dhe makina inteligjente në akset e Shkodrës, mbi 2200 gjoba në dy javë! 2 shoferë në pranga, 9 leje drejtimi të pezulluara

    September 20, 2026
    Dronë, radarë dhe makina inteligjente në akset e Shkodrës, mbi 2200 gjoba në dy javë! 2 shoferë në pranga, 9 leje drejtimi të pezulluara

    Policia Rrugore e Shkodrës ka shtuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente për të parandaluar aksidentet dhe për të monitoruar trafikun. Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara gjatë dy javëve të fundit, janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, 3 të tjerë janë proceduar penalisht për drejtim të parregullt të automjeteve, ndërsa 9 leje drejtimi janë pezulluar.

    Gjatë kësaj periudhe, policia ka vendosur gjithsej 2268 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Shkeljet më të shumta lidhen me parkimin ose qëndrimin e gabuar, për të cilat janë vendosur 1295 gjoba.

    Po ashtu, janë ndëshkuar 237 drejtues mjetesh për tejkalim të normave të shpejtësisë, 102 për parakalime të gabuara, 104 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 80 për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 37 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, 36 për qarkullim me xhama të riveshur dhe 9 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Ndërkohë, 368 masa administrative janë vendosur për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

    Policia bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut, ndërsa u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë rrugore. Gjithashtu, qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

    makina inteligjente mbi 2200 gjoba në dy javë Policia Rrugore e Shkodrës radar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bizneset e merrnin në punë, ajo vidhte xhiron e ditës dhe zhdukej! Arrestohet Kumrie Zika

    September 20, 2026

    Dronë, radarë dhe makina inteligjente në akset e Shkodrës, mbi 2200 gjoba në dy javë! 2 shoferë në pranga, 9 leje drejtimi të pezulluara

    September 20, 2026

    A duhej pritur Apeli? Haga nis procedurën për kompensimin e viktimave

    September 20, 2026

    OKB në një moment kritik/ Liderët botërorë mblidhen në Nju Jork, ja çfarë do të diskutohet

    September 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.