Macron dhe Carney do vizitojnë ishujt francezë, pasi Trump publikoi një imazh të territorit me flamurin amerikan

20 Shtator 2026 | 15:17

Presidenti Emmanuel Macron mbërriti në territorin francez të Saint Pierre dhe Miquelon për bisedime me kryeministrin kanadez Mark Carney këtë të dielë, disa javë pasi Presidenti Donald Trump postoi një imazh që tregon ishujt e mbuluar nga flamuri amerikan.

Vizita e Macron në arkipelagun pranë brigjeve Atlantike të Kanadasë është e para atje nga një president francez që nga viti 2014 dhe vjen ndërsa Kanadaja kërkon lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian mes një lufte tregtare gjithnjë e më të ashpër me Shtetet e Bashkuara.

Saint Pierre dhe Miquelon është territori i vetëm i mbetur i Francës në Amerikën e Veriut dhe zyrtarët francezë thanë se udhëtimi i Macron do të nënvizonte sovranitetin francez dhe do të nxirrte në pah lidhjet e ngushta me Kanadanë.

“Nuk ka dyshim”, tha Macron pasi zbarkoi në territorin me 5,800 banorë vonë të shtunën.

“Ne nuk do ta pohojmë çdo ditë sepse njerëzit kanë ide të çuditshme ose thonë gjëra të çuditshme”, u tha ai gazetarëve duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi hartën e Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi se qeveria e saj së shpejti do të miratojë masa të reja që do të vendosin një kufi për numrin...
15:09 | 20/09/2026

Italia goditet nga stuhi të fuqishme, lëshohet alarm për motin në 12 rajone

Autoritetet italiane lëshuan paralajmërime për motin e keq në 12 rajone për të premten, ndërsa stuhi të forta dhe reshje të dendura shiu përfshiu pjesë...
11:41 | 20/09/2026

Gjermania voton në dy shtete federale, test i ri për Mertz dhe CDU

Qytetarët në Gjermani sot shkojnë në votime në shtetet federale të Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, ku sipas hulumtimeve Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) ka mbështetjen më të...
09:56 | 20/09/2026